Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E PARRËFYER/ Mësonjëtorja: Leja për t`u çelur u dha nga Porta e Lartë, për të mos lejuar helenizimin e Korçës

by te Sheshi
03/10/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
E PARRËFYER/ Mësonjëtorja: Leja për t`u çelur u dha nga  Porta e Lartë, për të mos lejuar helenizimin e Korçës

Nga Vepror Hasani

Që të çelej një shkollë shqipe së pari duhej të jepej leje nga autoritetet e larta turke. Kjo ishte e pamundur. Shoqëria e Stambollit dhe e Bukureshtit nuk hoqën dorë nga kërkesa e tyre. Më në fund leja u dha. U kërkua gjithashtu që Mësonjëtorja të çelej në qytetin e Korçës, edhe kjo kërkesë u mor parasysh. Cilat ishin arsyet që bindën Portën e Lartë të Stambollit? Pse ajo doli në krah të shqiptarëve? Pse mësonjësit duhej të ishin ortodoksë? Argumentet vijojnë më poshtë:

Mësonjëtorja 1

Propaganda helene kishte përparuar tmerrësisht. Korça dhe Shqipëria e Jugut ishin të rrezikura nga aneksimi grek. Për shqiptarët do të ishte humbje fatale, për Portën e Lartë cënim i interesave të saj. Çelja e Mësonjëtores ishte e vetmja mundësi për ndalimin e propagandës greke. Në këto rrethana leja u dha.

Por që të bindej Porta e Lartë u bë edhe një hap tjetër. “Një nga anëtarët më aktiv të shoqërisë “Drita”, Nikolla Naço, gjatë vitit 1885 ndërmori katër udhëtime në Stamboll nën pseudonimin “Joanidhis” dhe i paraqiti me shkrim Pallatit intrigat që zhvillonin Patriarkana e Stambollit, kleri fanariot dhe mësuesit grekë për t’i bashkuar shqiptarët me Greqinë”. (Hysni Myzyri, “Shkollat e para kombëtare shqipe 1973, f. 47)

I dërguari u përzgjodh ortodoks për të qenë i besueshëm nga autoritetet turke. Përpjekjet e Patriarkanës, Naço i parashtroi si cënim të interesave perandorake.

Mësonjëtorja 2

Pse u zgjodh Korça për çeljen Mësonjëtores, shpjegimi është ky: “Shqipëria e Jugut dhe veçanërisht Korça ku kishte vërshyer më tepër se kudo shkolla dhe propaganda greke-fanariote, u zgjodhën edhe si zona kryesore ku duhej vepruar pa vonesë për të bërë atë “një mur” ku të thyhej çdo tentativë e propagandës helene. 

 …Zgjedhja e Korçës si qendër e përhapjes së shkrimit dhe shkollës shqipe diktohej pra nga arsye ekonomike dhe shoqërore – si një qytet i zhvilluar në Shqipërinë e Jugut – nga arsyet politike që ishte rrahur shumë nga propaganda e Athinës dhe e Fanarit dhe synohej të shndërrohej në një bazë për zgjerimin e politikës aneksioniste greke në të gjithë popullsinë ortodokse të Shqipërisë…”. (Hysni Myzyri, “Shkollat e para kombëtare shqipe, 1973, f.47). Pra, pse u zgjodh Korça, është e qartë.

Mësonjësit duhej të ishin ortodoksë që tërheqja e fëmijëve nga shkollat greke të ishte më e lehtë. Megjithatë, gjetja e një mësuesi ortodoks nga Korça rezultoi e pamundur.

Pandeli Sotiri

Leja u nxorr në emër të Pandeli Sotirit nga Selcka e Lunxhit të Gjirokastrës. Mësonjëtorja Shqipe u çel. Fëmijët u ulën në bankat e shkollës.

Por ndodhi ajo që pritej: dhespoti i Korçës, Filotheos Kostantinidhis nga Ksanthi dhe  Mitropoliti i Kosturit, Grigori, pasardhës i Qirillit, të ndjekur nga priftërinjë, mallkuan mësonjësit, kujdestarët e mësonjëtores dhe ortodoksët që çonin fëmijët në shkollën shqipe. Për ta nuk do të kishte shërbesa për pagëzime, kurorëzime, lindje dhe vdekje. As varr nuk do të kishte për ta. Pandeli Sotirin e detyruan  të largohej pa përfunduar vitin e dytë të shkollës.

Mësonjëtorja shqipe rrezikoi të mbyllej. Zëvëndësuesi i Pandeli Sotirit duhej të pajisej me leje. Nxjerrja e një leje të dytë ishte e vështirë në mos e pamundur. Për vitin shkollor 1888-1889, u caktua drejtor Thanas Sina nga Postenani i Leskovikut. Mitropolia e Korçës vazhdoi me mallkimet dhe terrorin e saj. E spiunuan Thanas Sinën që ishte pa leje, por autoritet turke silleshin sikur nuk dinin asgjë. Atëherë shtuan presionet dhe kërcënimet mbi Sinën. Në fund të vitit shkollor u largua edhe ai.

Petro Nini Luarasi

Viti pasardhës, 1889-1890, filloi me drejtor Petro Nini Luarasin. Kleri ortodoks grek ndoshta kësaj radhe do ta kishte më të lehtë mbylljen e Mësonjëtores. Luarasi nuk kishte as leje dhe as diplomë. Mirëpo nuk ndodhi kështu. Falë ndërhyrjes së Naim Frashërit, Petro Nini Luarasi u pajis nga autoritetet e vilajetit të Manastirit jo vetëm me leje, por edhe me një vërtetim diplome.

Mitropoliti i Korçës mbeti i habitur. Gjatë kësaj kohe ishin hapur shkolla edhe në Pogradec, Ohër, Rekë, Treskë etj. Ishin bërë përgatitje për çelje shkollash në Ersekë, Leskovik, Elbasan, Berat, Vlorë Gjirokastër etj, por të gjitha u mbyllën. Vetëm Mësonjëtorja e Korcës vijonte të qëndronte hapur. Drejtuesit e Mësonjëtores edhe kur nuk kishin diplomë pajiseshin me vërtetime. Sipas Nuçi Naçit, valiu i  Manastirit porosiste mytesarifin (prefektin e Korçës): “Kjo shkollë u çel si u çel lëreni…shikoni që të mos çelen të tjera”. (“Dituria” vëll.II Nr.5 viti 1927, fq 169). Pas dy vjet rezistence, edhe Petro Nini Luarasi nuk mundi të qëndronte më gjatë.

Edhe gjatë vitit 1890-91, Mësonjëtorja mbeti e vetmja shkollë shqipe. Dhespotët  dhe agjentët e Athinës kishin filluar të dyshonin: “Pyetjet s’pushonin: kush e mban këtë shkollë? Kush jep ndihma? etj. Pyetje të cilave drejtori i shkollës (Petro Nini Luarasi) u përgjigjej në mënyrë të kujdeshme sipas rastit, dhe në marrëveshje me kujdestarët e shkollës”. (“Dituria”, Vëll. II. Nr 5, viti 1927, fq 168). Megjithatë nuk po arrinin të zbulonin dot misterin.

Klerikët grekë nuk lanë pa spiunuar as anëtarët e shoqërisë “Mësimi Shqip” dhe kryetarin e saj Alo bej Dishnicën për veprimtari kundër Perandorisë. Autoritet turke u vunë në lëvizje. Vetë shefi i Policisë së Vilajetit, Hashim beu mori pjesë në hetime. Sipas informacionit të konsullit austro-hungarez të Manastirit, Nr.9, datë 31 janar 1890, gjatë një kontrolli në kishën e Metropolisë në Korçë u gjetën qirinj liturgjikë me shirita që kishin ngjyrat e flamurit grek, ku shkruhej: “Bashkimi i grekërve – Rroftë trashëgimtari ynë i fronit”, si dhe mbishkrime të tjera. Pas kësaj ankesat e dhespotëve të Korçës ranë në vesh të shurdhët. Për Portën e Lartë të Stambollit pretendimet e shqiptarëve se Greqia synonte aneksimin e Shqipëris së Jugut, ishin vërtetuar.

Petro Nini Luarasi u zëvëndësua nga Janko Minxha, dhëndri i Koto Hoxhit nga Qestorat i Gjirokastrës (1891-1892). Pas tij erdhi Nuçi Naçi nga Korça (1892-1895) dhe pas Naçit sërish një gjirokastrit, Thanas Vaja, (1895-1897). Intrigat, kërcënimet e spiunimet vijuan edhe ndaj tyre, por gjetja e mbishkrimeve në kishën e Mitrololisë: “Bashkimi i grekërve – Rroftë trashëgimtari ynë i fronit”, u kish vënë kapak të gjithave. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Nëna sjell në jetë ‘fëmijën gjigant’, njihuni me beben më të madhe në Indi

Nëna sjell në jetë ‘fëmijën gjigant’, njihuni me beben më të madhe në Indi

Këshillë për arredimin e shtëpisë në vjeshtë: ja cila është ngjyra e përshtatshme

Këshillë për arredimin e shtëpisë në vjeshtë: ja cila është ngjyra e përshtatshme

Gjermania 25 vjet nga ribashkimi: ku dallon ende jeta mes lindjes dhe perëndimit

Gjermania 25 vjet nga ribashkimi: ku dallon ende jeta mes lindjes dhe perëndimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni