Çmimi i Madh i Rusisë ka qenë sërish një triumf për Lewis Hamilton të Mercedez, i ndjekur në podiumin e fituesve nga shoku i skuadrës Valtteri Bottas, ku mes të dyve ndodhi diçka e pazakontë. Me “urdhër nga lart”, pra nga Konstrkutori, Bottas ia lëshoi vendin e parë Hamilton, i cili tashmë po rend drejt fituesit të madh të këtij sezoni. Në vend të tretë u rendit Sebastian Vettel i Ferrarit.
Gara e Soçit ishte fitorja e shtatë e sezonit për Hamilton.
Renditja e përgjithshëm pas 16 garash nga 21 gjithsej: Hamilton 306 pikë, Vettel 256, Bottas 189, Raikkonen 186, Verstappen 158, Riçiardo 134, Hülkenberg 53, Alonso 50, Magnussen 49, Perez 46, OCON 45, Sainz 38, Gasly 28, Grosjean 27 …
Renditja për Konstruktor: Mercedes 495 pikë, Ferrari 442, Red Bull 292, Renault 91, Haas 80, 58 McLaren Racing Point 35, Toro Rosso 30, 27 Sauber, Williams 7. /tesheshi.com/