Një aksident i tmerrshëm me një Porsche 911 GT3 RS që përplaset me një BMW M2 dhe të dy automjetet marrin flakë ndodhi të shtunën në pistën e Nürburgring-ut në Gjermani.
Megjithatë, pavarësisht përplasjes së dhunshme që i dërgoi të dy automjetet në barriera ku morën flakë, shoferët e tyre nuk u lënduan aspak.
The bizarre and horrific crash at the Nürburgring Nordschleife this weekend.⁰
Thankfully both drivers are OK 🙏pic.twitter.com/sxl761lSRH— Marc🏎 (@433_marc) July 7, 2025
Në videon që fillon nga brenda Porsche-s, shoferi shihet duke u përpjekur të kalojë BMW-në nga e majta, me dy automjetet që prekin njëra-tjetrën dhe për shkak të shpejtësisë së lartë që kishin u përplasën në barriera.
Në një pamje tjetër, shihet momenti kur dy makinat luksoze marrin flakë pas përplasjes së tyre me Porsche-n që hidhet në ajër.
Videoja shkaktoi edhe një debat të madh midis përdoruesve të rrjeteve sociale rreth asaj se kush ishte përgjegjës për shkaktimin e saj, ndërsa të gjithë theksojnë se sa me fat ishin shoferët e dy makinave.