Vjedh në supermarket 27 euro karamele për tua dhuruar nipërve e mbesave, por është zbuluar nga karabinierët, të cilët në fund kanë paguar llogarinë për të. Kjo është historia që ka ndodhu në Manerba të Brescias në Itali dhe që ka patur për protagoniste një zonjë të moshuar 75 vjeçare, e cila kishte shpenzuar brenda shumë pak kohe pensionin e saj prej 400 eurosh.
“Nuk jam hajdute. Vetëm doja t’ju bëja një dhuratë nipave të mi dhe më kishin mbaruar paratë”,- ka thënë zonja e moshuar kur u kap në befasi me ëmbëlsirat brenda në çantë.
Dy policët ndërhynë pas sinjalizimit, por vendosën të mos marrin asnjë masë ndaj të moshuarës, madje edhe paguan llogarinë e saj në supermarket./tesheshi.com/