Dimitar Apasiev, drejtuesi i Partisë së Majtë të sap formuar të Maqedonisë, tha se forca e tij kishte paraqitur 1.982 ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë Veriore.
Në zgjedhjet e vendit në 15 korrik, e majta fitoi dy vende.
Sipas Apasiev, qëllimi i paraqitjes së një kundërshtimi është kthimi, siç pretendon ai, i tre mandateve të vjedhura.
“Dhjetë minuta para skadimit të afatit ligjor, në arkivat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e majta paraqiti 1.982 ankesa të saj me qëllim kthimin e dy deputetëve të vjedhur”, ka shkruar Apasiev në Facebook.
Në zgjedhjet, koalicioni qeverisës i mbledhur rreth Aleancës Socialdemokrate të Zoran Zaev fitoi 46 vende, koalicioni rreth opozitës VMRO-DPMNE 44 vende, BDI-ja 15, Aleanca për Shqiptarët 12, E Majta 2 vende dhe PDSH-ja një vend.
VMRO-ja gjithashtu kërkoi numërimin manual të votave, duke pretenduar se rreth 30,000 fletëvotime të pavlefshme ishin në të vërtetë vota për atë parti.
Një ditë pas zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve paraqiti një ankesë penale në Ministrinë e Brendshme për një sulm të hakerave në faqen e tyre të internetit.
Uebsajti i Komisionit u rrëzua disa minuta pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, dhe ekspertët arritën në përfundimin se problemi nuk ishte në aplikim, por se ishte një sulm hakerësh. /tesheshi.com/