Ishte një skenë krejt e panjohur në të gjithë karrierën e tij të deritanishme. Cristiano Ronaldo ka ofruar një set fotosh me pamjen e tij të shpërfytyruar nga marrja e një kartoni të kuq në ndeshjen me Valencian, ku si shkak ishte një shkulje e lehtë flokësh, më saktë thjesht një prekje nervoze momentale në kokë e mbrojtësit kundërshtar.
Por ai, i pamësuar që dikush t’i tregon të kuqen, pra për të lënë fushën, gati e humbi kur provoi shijen e hidhur të daljes jashtë.
Ai nisi të qajë si fëmijë, të përpëlitet nën zemërim, për të lënë në kujtesën e publikut dhe një portret ndryshe nga ai që është parë deri më tani, gati i panjohur, i shpërfytyruar deri në dhimbje. /tesheshi.com/