Arrestimin e Klement Balilit e ka përshëndetur dhe presidenti Meta, njeriu që në fakt e emëroi drejtor nga LSI pas zgjedhjeve të qershorit 2013, duke i dhënë Drejtorinë e Transportit Rrugor.
“Përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me probleme mjaft serioze me ligjin”, shkruan Meta në cilësinë e kreut të shtetit.
Dhe më tej i shmanget vlerësimit të policisë, duke ia atribuuar suksesin e arrestimit faktorit të jashtë,
“Falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbtuese, por edhe partnerët tanë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”, tha presidentit.
Përgjatë dy viteve që Balili ishte në arrestim, por dhe gjatë arrestimit, lidershipi i LSI-së i është shmangur përgjegjësië që njeriu i tyre kërkohej për trafik ndërkombëtar droge. /tesheshi.com/