Mesfushori i Borussia Dortmund dhe kombëtares gjermane Julian Weigl do të vazhdojë karrierën e tij me Benfica-n e Lisbonës. Weigl ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin e njohur portugez, në vlerën e 20 milion eurove.
Edhe pse për të po interesoheshin gjigandët si PSG, Manchester United dhe Manchester City, futbollisti 24-vjeçar gjerman përfundimisht zgjodhi ekipin portugez.
Ai ka luajtur për Borussia që nga 2015 kur mbërriti nga Mynihu në 1860 dhe ka regjistruar gjithsej 172 paraqitje për verdhezinjtë , duke shënuar pesë gola. Ai ka dhe pesë paraqitje me fanellën e ekipit kombëtar gjerman.
Më herët, ai u konsiderua një nga mesfushorët më të mëdhenj në botë, por dëmtimet e tij e ngadalësuan dukshëm karrierën e tij të shkëlqyeshme.
Megjithatë, sipas mediave gjermane, ai kurrë nuk ka qenë në gjendje t’i imponohet plotësisht Borussia-s, pjesërisht për shkak të dëmtimeve dhe pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve të shpeshta me trajnerët. /tesheshi.com/