Shumica prej nesh e hanë shalqirin vetëm nëse është i ftohtë, në pasditet e gjata e të nxehta të verës. Nuk e dimë rëndësinë që duhet t’i japim këtij studimi të kryer së fundi nga Ministria e Bujqësisë në Amerikë por, nëse do ta mernim për të mirëqenë, shalqiri do të humbiste kuptimin!
Sipas tyre, ftohja e shalqirit dhe lënia për një kohë të gjatë në frigorifer, i largon të gjitha vlerat ushqyese e vitaminat. Do të përfitoni prej të mirave të tij, vetëm nëse e përdorni në temperaturë ambienti.
Ata kanë eksperimentuar duke matur vlerat e shalqirit në temperature të ndryshme dhe kanë njerrë konkluzionet se lypoceni e beta karoteni gjenden në përqindje më të lartë kur shalqiri qendron në temperaturë mbi 20 gradë.
Në fakt, pot ë kujtojmë ato që na thonë vazhdimisht nutricionistët, të gjitha ushqimet humbasin pak nga vlerat e tyre nëse qendrojnë në frigorifer./tesheshi.com/