Shqipëri – Armeni mund të ketë tensione, mirëpo policia shqiptare ka gjetur një mënyrë për të qetësuar tifozët. Sipas Panorama – Sport, 45 police femra do të jetë të pranishme në stadium, për të zbutur tifozët.
Duhet thënë se kjo nuk është diçka e re në “Elbasan Arena”, pasi edhe në sfidën me Danimarkën u përdor kjo lloj taktike që rezultoi e suksesshme. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se prania e femrave këtë herë është më e madhe, me synimin për të “zbutur” tifozët.
Natyrisht, se numri i meshkujve policë do të jetë shumë më i madh. /tesheshi.com/