Në katër mijë metër katrorë duket sikur është mbyllur e gjithë bota. Gjithçka është si një vepër arti e realizuar mes dhê, ujë, bimë e gurë nga artisti Søren Poulsen, përgjatë liqenit Klejtrup në Danimarkë.
25 vite punë, të nisura nga viti 1943 deri më 1969, viti i vdekjes së tij, për të realizuar “The World Map”, një hartë e botës çka ka shndërruar vendin në qendër të vëmendjes turistike.
Gjithçka u krijua kur Poulsen, ndërsa po punonte për të krijuar kanale drenazhimi në terrenin përreth gjeti një gur në formën e Jutlandës dhe prej saj nisi të krijonte një botë të gjithë në miniaturë./tesheshi.com/