Numri i njerëzve të vdekur pas shembjes së një dige në Brazil ka shkuar në 99 persona, tha Agjencia e Situatave të Emergjencave.
Gjithsesi, 259 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur dhe numri i viktimave pritet të rritet më tej.
Kamerat regjistruan momentin e shembjes së digës, ku më pas balta dhe mbeturinat minerare vërshuan si llavë vullkanike duke marrë para gjithçka gjente.