Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç përjetoi siklet të madh gjatë në kushte qielli mbi Slloveni, gjatë një fluturimi zyrtar për të marrë pjesë në Forumin Bled.
Sipas njoftimeve të mediave, një rrufe goditi aeroplanin e qeverisë serbe ndërsa ishte sipër Ljubljanës, me Daçiçin në bord.
Rrufeja ka shkaktuar panik të madh, por nuk ka patur pasoja të rënda pasi piloti u ul në aeroportin më të afërt në Slloveni.
“Pati një goditje të fortë, por askush nuk mund të bëjë asgjë për ne”, tha Daçiç për Courier.
E gjitha ndodhi rreth orës 20.50, në qiellin mbi Ljubljana.
Kjo nuk është hera e parë që Daçiç ka përjetuar ankth në aeroplan, kujton Blic-i serb.
Në fund të majit, i njëjti aeroplan me të të cilin po udhëtonte Daçiç, u godit gjuthashtu nga rrufeja mbi qiellin grek, çka çoi në një ulje emergjente në Athinë. /tesheshi.com/