Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja e Çarshisë së Shkupit – ç`fat ka përjetuar dhe ç`fat e pret

by te Sheshi
19/04/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
E djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja e Çarshisë së Shkupit – ç`fat ka përjetuar dhe ç`fat e pret

Nga Bekim Laci

lajme-carshia_102640296

Çarshia e Shkupit – pa dyshim mbetet shenja më identitare e kryeqytetit maqedon. E tillë mbeti dhe pas Shkupit të ri të ringritur nga gërmadhat e tërmetit të vitit 1963, gjithnjë me një shije të patjetërsueshme dhe më një forcë tërheqëse të jashtëzakonshme. Vite më parë u bë shkak dhe për një debat të nxehtë mes dy analistëve të Tiranës, Artur Zhejit dhe Fatos Lubonjës, ku i pari e trajtonte si diçka arkaike në raport me madhështinë e Shkupit modern, por që i dyti, Lubonja, e kundërshtoi duke thënë se çdo i huaj që shkel në Shkup, të parin vend që rend për të vizituar e shijuar, është pikërisht Çarshia e jo Shkupi i ri.

Dikur ka shkëlqyer dhe më tepër, ndërsa sot vuan për një rivitalizim, ashtu siç e quajnë kompetentët procesin e rikthimit të saj në kohërat më të mira.

Më së miri, atë e ka pasqyruar prof.dr.Ahmet Sherif, i cili Çarshinë e quan vakëf ekonomik, ndërsa shkruan se sipas regjistrit për vakëfin e Manastirit për vitin 1837-38, ajo kishte 921 dyqane në të cilat kryheshin gjithsej 74 lloje të ndryshme të veprimtarive zejtare dhe tregtare.

11128695_10153757735153976_1899210212_n Bazisteni ishte objekti kryesor  nëpër gjithë  Çarshinë dhe sipas disa studiuesve, është qeliza formuese e të gjithë çarshive të këtij lloji. Në fillim, në bazisten shiteshin pëlhurat, kurse më vonë ato shërbenin edhe si vendet e posaçme për tregëtinë me mallra të çmuar. Ashtu sikur përreth xhamisë sillej krejt aktiviteti fetar, ashtu edhe rreth bazistenit përqëndroheshin krejt aktivitetet tregtare në qytetin e Shkupit.

Objektet kapitale siç janë Kapan An, Suli An dhe Kurshumli An, sot i gjen të rrethuara me ndërtime të egra, të cilat sistemi komunist i kishte ngritur për të fshehur gjurmët e kësaj arkitekture. Tashmë, të tilla ndërtime menaxhohen nga ndërmarja shtetërore për objekte afariste, gjë që e bën gati mision të pamundur heqjen e tyre për të gjithë ata që do donin kthimin e pamjes autentike të Çarshisë së Shkupit.

Dhe në këtë pikë duhet thënë se si komunzimi e si nacionalizmi maqedonas, sa e kanë urryer (deri dhe me inisiativa për ta rrënuar), po aq dhe janë imponuar ta duan si me pahir këtë monument të rallë të trashëgimisë së Shkupit. Dhe pikërisht këtu qëndron “mrekullia” e Çarshisë.

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, njëherësh historian arti, Behigjudin Shehabi, nuk premton se në një të afërme të shpejtë diçka mund të bëhet në këtë drejtim, pra për kthimin në identitet të plotë të Çarshisë nëpërmjet një procesi rivitalizimi, edhe pse Ministria e Kulturës pretendon se eshtë e interesuar për të ndërhyrë.

11159410_10153757735098976_214396191_o

Muhedin Brava nuk ngurron ta artikulojë me fatalizëm atë që e quan “vdekja” e Çarshisë. Ai është kryetari i Esnafit (shoqatë kjo që tubon zejtarët), që thonë se fenomeni i shpërfytyrimit ka filluar të marrë përmasa dramatike që në vitet e 80-ta, kur sistemi komunist këtë lokalitet e trajtonte si jatak të nacionalizmit shqiptar, sepse zejtarët e Çarshisë thotë ai, financonin shoqëritë kulturoro-artistike të shqiptarëve, sportistët dhe para së gjithash veprimtarinë patriotike.

Por më i rëndësishëm është roli i Çarshisë në parandalimin e emigrimit të shkupjanëve, një plan i dështuar komunist për të zbrazur trojet e banuara me shqiptarë në Maqedoni.

“Sipas një dokumenti të cilin e posedojmë, në mbledhjen e kryesisë qëndrore të Partisë Komuniste të Maqedonisë, është debatuar për Çarshinë, ku ata japin shifrat se në mënyrë direkte dhe indirekte, diku 20- mijë njerëz, burim ekzistence e kanë Çarshinë. Prandaj sot ka shumë pak shkupjanë në mërgim, krahasuar me tetovarë ose dibranë”, thotë Brava.

Çdo përpjekje për rivitalizim (ringjallje) ua kujton shkupjanëve se kush dhe sa deshi të mbysë këtë zemër të Shkupit. Prej këtyre agresioneve, më të dalluara janë vendimi i atëhershëm komunisto-monist për shkatërrim të tërësishëm të saj gjatë rindërtimit të Shkupit pas tërmetit të vitit 1963. Ende nuk ka ndonjë evidencë të shkruar, por në Çarshi mbahet mend se pikërisht kryeprojektuesi i atij rindërtimi, arkitekti i famshëm japonez Kenzo Tange, ka qenë ai që e ka shpëtuar Çarshinë duke i bindur autoritetet e atëhershme se qytetet i bëjnë qytete mu ato pjesë të vjetra e qendrore.

Ramadan Ramadani, doktor i historisë për Trashëgiminë Kulturore Otomane, për portalin tesheshi.com, thotë se ngulfatje pati edhe pas pavarësisë, herë  duke i ngushtuar e herë edhe duke mbyllur rrugëkalime për në Çarshinë e vjetër.

11139784_10153757735873976_599349847_n

“Më evidente dhe simptomatike ishte restaurimi i Urës së Gurit që më shumë ka zgjatur tani në kohët modern, se sa ka zgjatur gjatë ndërtimit në kohën osmane.

Ky restaurim që morri më shumë se një dekadë kohë, forcoi përshtypjen se Shkupi qëllimisht ndahet, përshtypje kjo që u forcua edhe më shumë nga disa zgjedhje për ndërtesa dhe përmendore të projektit vrasës për gjithë Shkupin, ‘Shkupi 2014’, që ka ndërtuar një mur në kufijtë e Çarshisë” –thotë Ramadani.11129746_10153757735868976_433724109_n

Duke parë problemet nga aspekti urbanistik, arkitekturor dhe kulturor, zejtarët e Çarshisë në vitin 2004 themelojnë shoqatën ‘Esnafi’, një orvatje e tyre për të artikuluar më lehtë problemet, ndërsa në atë kohë, siç thotë kryetari i saj Muhedin Brava, Çarshia vuante për kanalizim dhe ndriçim, si dhe për vendosje të shtyllave hidraulike për të penguar automjetet që të futen në të, gjë e cila u realizua më vonë.

Sot, Çarshia vuan nga laramania arkitekturore dhe vitrina të jounifikuara, herë të metalta e herë të drurit, ndërsa autoritetet premtojnë t`i japin fund këtij fenomeni. Për model thonë se do kenë Çarshinë e Sarajevës.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, ditë më parë paralajmëruan projektin e unifikimit të vitrinave, projekt ky i cili do të realizohet nga IPA. Për këtë, komuna ka një fond prej 300 mijë eurosh, të alokuara  nga Ministria e Ekonomisë. Por  Mexhiti ka paralajmëruar më herët dhe projektin-pilot për rikthimin në identitet të  fasadave për 20 objekteve me arkitekturë të unifikuar, ndërsa ka premtuar se dhe pazari do futet brenda, duke larguar tezgat që po ngulfasin Çarshinë.

Pavarsisht kësaj, kryetari i Shoqatës së Zejtarëve Muhedin Brava, thotë se kërkesat e Çarshisë nuk kënaqen me kaq, sepse mungojnë dhe tualetet publike apo parkimi për automjete, nëse vërtetë synohet kthimi i turistëve në Çarshi. Për më tepër, Brava kërkon trajtim të barabartë me Çarshinë e Ohrit, në të cilën shteti ka investuar më shumë se ç‘nevojitet, duke lënë anash qëllimisht Çarshinë e Shkupit. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Presidenti i Bankës Europiane: Parashikimet ekonomike janë shumë të qarta, masat po funksionojnë

Presidenti i Bankës Europiane: Parashikimet ekonomike janë shumë të qarta, masat po funksionojnë

5 arsye të fuqishme pse duhet të konsumoni çdo ditë një mollë

5 arsye të fuqishme pse duhet të konsumoni çdo ditë një mollë

Opozita në Kosovë i jep afat qeverisë “Mustafa”: Keni dhe dy javë kohë, përndryshe….

Opozita në Kosovë i jep afat qeverisë “Mustafa”: Keni dhe dy javë kohë, përndryshe....

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni