Pas më shumë se një shekulli bie miti i shenjave dixhitale të gishtave, një prej metodave të identifikimit e përdorur gjerësisht në fushën investigative.
Aktualisht, nuk ekziston një teknikë e cila lejon që një shenjë dixhitale të identifikojë një person me saktësi 100%.
Është kjo ajo që del në një raport të shoqatës amerikane për avancimin e shkencave (Aaas), e cila ka analizuar metodat automatike të përdorura gjatë hetimeve gjyqësore për të ballafaquar shenjat e gishtërinjve.
Për dhjetëra vite hetuesit në të gjithë botën, i kanë konsideruar praktika të sigurta shenjat e gishtave të marra në vendin e krimit dhe ballafaqimin me ato të të dyshuarve.
Por në fakt sipas ekspertëve të ‘Aaas’, “Deri më tani nuk ekziston një bazë shkencore për të vlerësuar numrin e individëve të cilët mund të jenë burimi i një shenje dixhitale të veçantë”.
Sistemet aktuale, sipas ekspertëve amerikanë, ndonëse luajnë rol të rëndësishëm për të mbledhur mijëra shenja gishtërinjsh, nuk janë ende në gjendje për të vërtetuar se një shenjë dixhitale e marrë në skenën e krimit, mund të jetë e vlefshme dhe unike gjatë ballafaqimit./tesheshi.com/