Me siguri keni dëgjuar për alergji ndaj kikirikut, parfumeve, qimeve të kafshëve shtëpiake etj. por a e dinit se ka dhe njerëz që vuajnë edhe nga uji?
Sipas një raporti të BBC në vitin 2016, janë regjistruar 35-50 raste të alergjisë nga uji ndryshe e njohur me emrin Aquagenic Urticaria.
Rasti i parë është regjistruar në vitin 1963 të një vajze 15 vjeçare. Kjo lloj alergjie është shumë e rrallë.
Nuk dihet shumë për këtë lloj sëmundje por deri më tani ka rezultuar se është më shumë e pranishme tek femrat se sa tek meshkujt. Ka prej tyre që u irritohet lëkura dhe nga vetë lotët e tyre apo djersitja. /tesheshi.com/