Një ngjarje e rëndë tronditi Shkupin, e sidomos shoqërinë shqiptare të Maqedonisë, pasi dy vëllezër shqiptarë, 26 dhe 28 vjeç, humbën jetën pasi u zunë nga një masë dheu teksa punonin për hapjen e një kanali. Tragjedia ndodhi në lagjen e njohur Çair.
Viktimat thuhet se kanë qenë pjesë e një kompanie private me pronar babain e tyre. Ky i fundit e ka përjetuar me sy nga afër gjithë çfarë ka ndodhur, pasi ka qenë duke punuar me ekskavator. Ai është përpjekur t’i shpëtojë nga rrëshqitja e dheut që i ka zënë përposhtë, por nuk ka mundur.
Mensur dhe Abdulkerim Mustafa, që thuhet se ishin të agjeruar, nuk mundën të vazhdojnë jetën. Një tjetër koleg i tyre, 54 vjeç, ka mundur të shpëtojë. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/360996711441193/?t=36