Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E ardhura bazike për të gjithë: qytetet bëjnë provat e para të skemës

by te Sheshi
27/06/2018
in Ekonomi, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
E ardhura bazike për të gjithë: qytetet bëjnë provat e para të skemës

Qytetet nëpër botë po eksperimentojnë me skemat e të ardhurës bazike. Përfitimet për banorët janë të dukshme – por si mund ta përballojnë qytetet?

Për herë të parë në shumë vjet, Lance Dingman ka ushqim në frigorifer.

Dingman, nga Hamilton në Ontario, Kanada, humbi njërën këmbë në vitin 1988 si rezultat i një infeksioni në kockë dhe tani ai mban një protezë, ndërkohë që po ashtu ka probleme me shëndetin mendor. Ai përfiton nga një pagesë paaftësie, por sasia është aq e vogël saqë nuk i lë rrugë tjetër përveç varfërisë. Sot, 56-vjeçari Dingman, paguhet 1900 dollarë kanadezë në muaj në bazë të projektit pilot për të ardhurat bazike në qytet – dhe thotë se diferenca i ka ndryshuar jetën.

“Jam në gjendje të planifikoj sidomos për ushqimin”, thotë ai. “Shëndeti në përgjithësi më është përmirësuar për shkak se dieta ime është më e mirë. Po ashtu, mund të përballoj produkte të higjienës – gjë që ishte shumë e vështirë përpara”.

Pjesa më domethënëse e së gjithës është ndikimi në vetëbesimin e e tij. “Të ardhurat bazë më kanë dhënë lirinë të jetoj me një farë dinjiteti me pak para më shumë për të blerë gjërat elementare në jetë”, thotë Dingman. “Dua ta shfrytëzoj sa më mirë këtë mundsi dhe të mundohem për një punë me kohë të plotë… Ndjehem shumë më tepër në kontroll të jetës sime”.

Hamilton, një qytet prej rreth 551 mijë banorësh, është tashmë në një të tretën e rrugës së eksperimentit trevjeçar për skemën e të ardhurës bazike universale.

Financuar nga qeveria rajonale, projekti pilot po teston nëse e ardhura bazike deri në 17 mijë dollarë në muaj për 1 mijë pjesëmarrësit – plus 6 mijë dollarë për ata me paaftësi-  është më efikase në reduktimin e varfërisë sasa sistemi ekzistues i sigurisë sociale.

Modeli i të ardhurës bazike ofron dyfishin e sasisë që është standard për ndihmën sociale në Ontario dhe ekipi thotë se që tani ka nisur të ketë rezultate pozitive, me arritjen më të madhe se po shfaqet si “restaurues i dinjitetit”.

Qytetet nëpër botë po eksperimentojnë me të ardhurën bazike, ndërsa mbështetësit e nismës argumentojnë se do të ndihmojë në zbutjen e pabarazisë në shoqëri dhe do t’u japë njerëzve një themel financiar e sociale përballë një të ardhmeje të pasigurtë. “E ardhura universale do të jetë e domosdoshme në të ardhmen nëse Inteligjenca Artificiale merr përsipër pjesën më të madhe të punëve njerëzore”, shkroi Elon Musk. Jeremy Corbyn, Bernie Sanders, Mark Zuckerberg dhe ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Angus Deaton janë po ashtu në favor të skemës.

Përfitimet me para “për asgjë” për banorët janë të dukshme – por cilat janë përfitimet për qytetet?

Skema e parë e kësaj natyre do të testohet në një autoritet urban në Europë do të jetë B-Mincome e Barcelonës. Nisur në tetor 2017, skema financohet nga këshilli i qytetit dhe nga një grant i programit të Komisionit Europian për veprimet inovative urbane. Projekti pilot dyvjeçar garanton 1 mijë familje në lagjen Besos, zonën më të varfër të qytetit, me suplemente të ardhurash midis 100 dhe 1676 eurove ë muaj.

Rreth 900 familje po ashtu, po marrin pjesë në projektet e “ekonomisë sociale” që lidhen me punësimin, strehimin dhe veprimet komunitare për të mundësuar të dhëna për analizimin e lagjeve dhe hapjen e tyre ndaj zgjidhjeve krijuese kundër varfërisë, të tilla si bankat e kohës në të cilat pjesëmarrësit tregtojnë aftësitë dhe kohën e tyre në vend të parave.

Një nga kritikat që dëgjohet shpesh për skemat e “parave gratis” është se ato krijojnë një shtresë të varur. Projekti pilot në Hamilton do të vlerësojë nëse shëndeti fizik dhe mendor i pjesëmarrësve përmirësohet me sigurinë e të ardhurave, dhe nëse ata do të jenë në gjendje të mbajnë strehimin dhe angazhimin në punë.

Paraprakisht, kërkuesit thonë se studimet thonë se shumë pak njerëz që marrin të ardhurën elementare heqin dorë nga puna. Ka eksperimente që madje, kanë treguar se e ardhura elementare rrit shpirtin e sipërmarrjes, që në fund krijon më shumë punësim.

Vitin e ardhshëm, do të jetë Stockton në Kaliforni që do të mundësojë të ardhurën elementare për disa prej banorëve të tij më të varfër, me rreth 100 familje që do të marrin 500 dollarë në muaj – financuar nga donatorë filantropë – për një periudhë 12 deri në 18 mujore.

“Kur pothuajse gjysma e amerikanëve nuk mund të gjejnë 400 dollarë në rast të ndonjë emergjence, mendoj se ka gjasa që skema të ketë ndikim domethënës tek përfituesit”, thotë drejtorja e skemës, Lori Ospina.

Macau kryeson trendin, pasi u ka mundësuar të gjithë banorëve të tij një të ardhur të vogël bazike vjetore që prej vitit 2008. Banorët e përhershëm marrin 9 mijë patakas, apo 840 paundë, financuar nga përfitimet e mëdha nga taksat mbi kazinotë e qytetit. Banorët jo rezidentë marrin rreth gjysmën e kësaj shume.

Këtë vit, qeveria e Macau ka njoftuar se do të shpenzojë një shumë totale prej 1.61 miliardë dollarësh në pagesa publike. Por, parashikimet për të ashtuquajturën skemë të pjesëmarrjes në pasuri, pasi kritikët thonë se pagesat duhet të jenë më të mëdha e më të shpeshta për të pasur një mundësi reale të nxjerrjes së banorëve nga varfëria.

Për disa banorë, pagesat janë “pak para kesh më shumë” për të shpenzuar për udhëtime apo blerje. Për disa të tjerë, pagesa i ndihmon me qiranë. Përgjithësisht, sipas disa anketimeve, banorët do të donin që qeveria të shpenzonte më shumë në ndërtimin e spitaleve, shtëpive për strehim apo përmirësimin e infrastrukturës.

Bruce Kam-Kwan Kwong, asistent-professor i administrimit publik në universitetin e Macau shpreh dyshimin se skema nuk ekziston thjesht për të ndarë frutet e rritjes ekonomike. Qëllimi kryesor, sipas tij, është të paqësojë ankesat e njerëzve ndaj administrimit të keq të qeverisë. “Ishte një qetësues dhimbjesh për komunitetin, pas një serie demonstratash anti-qeveritare”, thotë ai.

Madje, edhe ata që mbështesin qëllimin e mirë dhe guximtar të skemës kanë vënë në dyshim qëndrueshmërinë e saj afatgjatë. Në prill, Finlanda doli në titujt kryesorë për përfundimin e provës së saj dyvjeçare, edhe pse gjithçka u ndikua nga afërsia me zgjedhjet kombëtare në vitin 2019.

Por, kritikat për skemën e të ardhurës elementare janë të kota, thonë mbështetësit, që janë në favor të përfitimeve për njerëzit më në nevojë në shoqëri. Këta të fundit nuk kanë dyshime se skema është e përballueshme.

“Nuk ka asnjë arsye përse një qytet apo vend mund të mos e përballojë të ardhurën elementare për të gjithë”, thonë mbështetësit e skemës. “Në Britani, lehtësimi i taksave për të pasurit dhe korporatat shkon në rreth 400 miliardë paundë në vit – kjo në vetvete mund të përdorej për një të ardhur elementare për të gjithë”.

“Nuk është diçka e papërballueshme – është çështje prioriteti”.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Related Posts

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Grupi E pa të papritura: Brazili çon Serbinë në shtëpi, Zvicra vijon ëndrrën

Grupi E pa të papritura: Brazili çon Serbinë në shtëpi, Zvicra vijon ëndrrën

Vidovdani i serbëve në Kosovë: a do t’i ndalohet hyrja ministrit Vulin?

Vidovdani i serbëve në Kosovë: a do t’i ndalohet hyrja ministrit Vulin?

Vendi më i ftohtë në Tokë, temperatura ekstreme

Vendi më i ftohtë në Tokë, temperatura ekstreme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni