Çështja Doshi është bërë prej kohësh publike për mbarë opinionin. Këtë herë, në gjyq ndaj Spartak Brahos, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Tom Doshi kërkon dëmshpërblim në masën e as më pak e as më shumë se 1 lek.
“Spartak Braho të dënohet për akuzën e shpifjes e të më dëmshpërblejë me 1 lek”,- ka thënë ditën e sotme deputeti Tom Doshim gjatë seancës së radhës në gjykatë.
Sot janë lexuar konkluzionet përfundimtare, ndërsa nga ana e tij, kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka kërkuar pushimin e çështjes./tesheshi.com/