Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozi u lirua nga një paraburgim dyditor pasi u morr në pyetje lidhur me financimin e fushatës së tij presidenciale në vitin 2007. Por ai tashmë është vënë nën hetim zyrtar lidhur me akuzat se ai ka marrë fonde nga ana e ish-liderit të Libisë, Muamar Gadafit, tashmë jo në jetë.
Ish-kreu i Elizesë është duke u hetuar për financimin e paligjshëm të fushatës, shpërdorimin e fondeve publike libiane dhe korrupsionin pasiv.
Por Sarkozi, i ka mohuar akuzat dhe thotë se ato po bëheh nga autoritete libiane që kërkojnë të hakmerren ndaj vendimin e tij për të dërguar avionë luftarakë gjatë rebelimit anti-Gadaf në vitin 2011. /tesheshi.com/