Kanë të njëjtën pamje dhe të njëjtën etiketë, e megjithatë aspak të njëjtën shije apo në përdorim. Kushdo që e ka provuar pajtohet se një pije e Koka-kola në Britaninë e Madhe nuk shijon njësoj si në vendet e tjera në Europë.
Për këtë, BE ka dalë në përfundimin se thuajse gjysma e produkteve ushqimore në Bashkimin Europian ka etiketë të njëjtë ose të ngjashme, por përmbajtje të ndryshme.
Dhe raporti i fundit i Komisionit Evropian për standardet e prodhimit i ka vërtetuar dyshimet, megjithëse ato nuk ishin të theksuara si mendohej nga klientët.
Ekspertët kanë testuar 1400 mostra nga 128 produkte në 18 vende të BE-së dhe kanë dalë në përfundimin se 9 për qind e produkteve kanë etiketa identike por me përmbajtje të ndryshme.
Shumica e vendeve në Europën lindore vazhdojnë të ankohen se markat e mëdha shesin ushqime dhe produkte kozmetike të një cilësie më të ulët në tregjet e tyre. /tesheshi.com/