Dhjetëra persona kanë humbur jetën në Sirinë veri-perëndimore si pasojë e disa sulmeve ajrore të regjimit sirian dhe aleatëve rusë.
Dy vjeçarja Hadixha al-Hamdan u nxor nga rrënojat në Idlib pas një sulmi të tillë. Ajo është e vetmja anëtare e familjes së saj që ka mbijetuar.
Forcat qeveritare dhe ato ruse pretendojnë se kanë sulmuar pozicionet e tyre në përgjigje të shkeljeve të përsëritura të armëpushimit.
Idlibi, Hama dhe Halepi janë fortesat e fundit të opozitës në Siri, pas tetë vitesh luftë civile. OKB ka bërë thirrje për trajtim urgjent të konfliktit, duke bërë thirrje për armëpushim. /tesheshi.com/