Dy vetëhedhje me pasojë vdejkjen nga “Shefqet Ndroqi”, i kthyer në spital COVID nr.2, kanë detyruar organet hetimore që të futen brenda për të parë se ç’farë nuk shkon aty.
Pas rastit të një 29-vjeçari nga Durrësi, i cili u vetëvra me hedhje nga dritarja teksa kurohej për COVID, ndodhur kjo në gusht, një natë më parë kjo u përsërit nga një pacient 65-vjeçar nga Klosi.
Të tilla raste nën krizën koronare, po shfaqen vetëm në Shqipëri në kuadër global, së paku referuar mungesës në lajmet pandemike të rasteve të ngjashme në botë.
Ndaj, këto vetëvrasje, si dhe çfarë ndodh brenda Sanatoriumit të Tiranës, do hetohen.
Sipas asaj çfarë raporton Shqiptarja.comm, një grup hetimor ka nisur hetimet ku në fokus janë kushtet që po trajtohen të sëmurët, kartelat e tyre, deklarimet e mjekëve përgjegjës dhe të familjarëve të tyre.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore shqiptare ende s’kanë dhënë arsyen se pse pacientëve nuk u lejohen celularët për të komunikuar me të afërmit e tyre. Kjo ka ngritur dyshime të thella, e ka çuar deri në irritim të të afërmve të pacientëve, të cilët bëjnë thirrje për t’ju shmangur sa mundet trajtimit spitalor për COVID.
Nga ana tjetër, ata që shërohen, sidomos figura publike që përcjellin imprtesionet e tyre spitalore, shprehen me superloativa për stafet mjekësore dhe shërbimin e tyre, sit e Invektivi e si te “Shefqet Ndroqi”. /tesheshi.com/