Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, janë dy shqiptarë që kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të urës “Morandi” në Genova.
Informacione më të plotë jepen për të parin, një 22-vjeçar nga Shijaku, i cili prej vitesh jetonte me familjen në Itali.
Kanë qenë pikërisht familjarët ata që kanë konfirmuar vdekjen e njeriut të tyre. Bashkë me të ka qenë dhe shqiptari tjetër Edi Bokrina.
Janë 35 të vdekur deri më tani të nxjerrë nga rrënojat. Operacioni i skuadrave të shpëtimit ka vijuar dhe gjatë natës.
“Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të humbasim shpresën. Ne do të vazhdojmë kërkimin”, tha një zyrtar. /tesheshi.com/