Janë zhvilluar shumë studime mbi karotën dhe së fundi është zbuluar edhe një tjetër dobi e saj.
Si një depozitë e vitaminës A, karota është mike e syve dhe mëlçisë, ndërsa një studim i zhvilluar së fundmi ka konstatuar edhe një here rëndësinë e kësaj perimeve për shëndetin tonë.
Specialistët që analizuan karotën arritën në përfundimin se “perimja mrekullibërëse” parandalon kancerin dhe diabetin. Studimi i Universitetit të Stanfordit, në Stanford, California (SHBA), doli në përfundimin se përbërësi beta karoten ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe parandalon kancerin, por edhe shumë sëmundje tjera. /tesheshi.com/