Presidenti serb publikoi disa momente nga takimi me kryeministrin shqiptar në Glasgow, ku që të dy po marrin pjesë në Samitin e Liderëve për Ndryshimet Klimatike.
Dhe, në konktekst të dorëheqjes së Zoran Zaevit, tjetri që përbën treshen e “Ballkanit të Hapur”, Vuçiç shkroi:
“Mbështetje të fuqishme për Open Balkans. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, për shkak të ngjarjeve në Shkup?”.
Kujtojmë se Rama, Vuçiç dhe Zaev, kishin planifikuar vizitë në Beograd me 3 dhe 4 nëntor, për ‘Open Ballkan’.
Por mbrëmjen e së dielës, Zaev u dorëhoq nga posti i shefit të ekzekutivit maqedonas, si dhe nga kryetari i partisë së tij, pas humbjes në zgjedhjet lokale. /tesheshi.com/