Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dy modelet: ku ndryshon EULEX-i i Kosovës me “EULEX-in shqiptar” që nis nga shtatori

by te Sheshi
10/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Dy modelet: ku ndryshon EULEX-i i Kosovës me “EULEX-in shqiptar” që nis nga shtatori

Kreu i misionit amerikan për drejtësinë OBDAT, e deklaroi hapur dy ditë më parë, se ajo çfarë do të ndodhë nga shtatori në Shqipëri është instalimi i një “EULEX-i shqiptar” dhe si i tillë duhet leja ligjore e plotë e Parlamentit.

Tashmë është thënë hapur ajo që flitej nën zë dhe që tesheshi.com e ka publikuar një vit më parë.

Por ç’ndodhi? Menjëherë pas kësaj deklarate ka nisur kundërshtimi i hapur i kësaj skeme nga qarqe të politikës, të cilët edhe pse e votuan Reformën në Drejtësi, duan ta relativizojnë atë, apo të ndryshojnë skemën e vendosur nga ndërkombëtarët.

Ish-këshilltari i Ilir Metës, Koço Danaj, i cili në “qeverinë teknike” të vetëshpallur, ishte dizenjuar si ministër i Arsimit, sulmonte hapur kreun e OBDAT-it, duke i thënë se “nuk duam një EULEX si të Salustro-s”, duke iu referuar ish-prokurorit italian në Kosovë që kreu arrestimet e mëdha të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu, edhe deputetë të opozitës, gjatë diskutimit në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, kanë kërkuar që të ndryshojnë disa nga nenet e ligjit ku rregullohet prania e ndërkombëtarëve në Shqipëri. Por ata kanë hasur në kundërshtimin e hapur të përfaqësuesit amerikan, i cili ka bërë të ditur se Senati i SHBA-së e ka miratuar tashmë marrëveshjen mes FBI-së dhe qeverisë shqiptare dhe nuk mund të bëjë marrëveshje tjetër.

Realisht, si do të jetë “EULEX-i shqiptar” dhe çfarë ndryshimi ka me misionin e Bashkimit Europian për zbatimin e ligjit në Kosovë apo të ashtuquajturin EULEX?!

Edhe pse të përbashkët kanë veprimin e një misioni të huaj në detyrat e gjyqësorit dhe policisë, këta dy misione ndryshojnë rrënjësisht.

E para dhe më e rëndësishmja është se pjesë thelbësore e “EULEX-it shqiptar” është SHBA, apo thënë më shkoqur, Byroja Federale e Hetimit FBI.

EULEX-i kosovar ishte një mision që kryesisht ndikohej nga burokratët e Brukselit të ngarkuar për Kosovën, kurse në Tiranë do të jenë qeveritë e SHBA-së dhe vendeve kryesore të Bashkimit Europian, posaçërsht Gjermania, që do të kenë fuqi reale, pasi ky mision nuk do të financohet nga paratë e Brukselit, por nga buxhetet e Uashingtonit dhe Berlinit.

Në Kosovë ishin prokurorët ndërkombëtarë që kryenin arrestimet, të shtyra edhe nga dosjet që i furnizonin ministritë e jashtme të vendeve nga vinin apo edhe të shërbimeve sekrete.

Salustro për shembull, i cili ishte italian, u ndikua nga Ministria e Jashtme italiane, vend i cili ka marrëdhënie të privilegjuara me Beogradin, pasi një kompani italiane ka blerë operatorin më të madh telefonik në Serbi.

Forcat italiane të KFOR-it dhe paralelisht shërbimet sekrete, u vendosën pas luftës në Kosovë në zonën e Dukagjinit, ku përdorën bazat dhe infrastrukturën e ish-shërbimit sekret serb.

Si pasojë, dosjet e tyre ishin plot e për plot me faqet e shkruara nga Ministria e Brendshme, Prokuroria dhe Shërbimi Sekret i Beogradit.

Ndërkohë në Shqipëri, qoftë forcat operacionale, qoftë prokurorët, qoftë gjyqtarët do të jenë shqiptarë, të zgjedhur nga e para sipas kritereve fikse, në mënyrë të veçantë për të qenë të imunizuar nga korrupsioni dhe ndërhyrja politike.

Ndikimi i “EULEX-it shqiptar” do të jetë direkt nga agjenci shumë të fuqishme dhe të besueshme si FBI, DEA dhe EUROPOL-i, të cilat kanë bërë gati thuajse pjesën më të madhe të fashikujve me zullumet e mafies shqiptare, lidhjet e saj me politikën dhe politikanëve të korruptuar.

Infrastruktura e madhe është gati, duhet vetëm t’i zbardhin prokurorët e njësisë special SPAK, të cilët do të duhet të firmosin urdhër-arrestet “VIP”.

Ndaj dhe zhurma dhe kundërshtimi ndaj “EULEX-it shqiptar” është kaq i madh.

Dhe do të vazhdojë edhe në ditët e muajt e ardhshëm.

Por duket se tashmë gjithçka është vendosur…

/tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Rusia dhe Britania drejt ngrohjes së marrëdhënieve: Putin dhe May do të takohen së shpejti

Rusia dhe Britania drejt ngrohjes së marrëdhënieve: Putin dhe May do të takohen së shpejti

Joe Biden, javën e ardhshme në Kosovë: përuron rrugën në emër të djalit të tij

Joe Biden, javën e ardhshme në Kosovë: përuron rrugën në emër të djalit të tij

Remonti në rrjet: gjysma e Tiranës mbetet pa ujë

Remonti në rrjet: gjysma e Tiranës mbetet pa ujë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni