Nga Shkëlzen Rrecaj
Në Vjenë, më 26 gusht 2015 u arrit marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, si një prej kushteve për vazhdimin e udhëtimit të vendit tonë drejt BE-së. Për malaziasit ky lajm u mirëprit, por jo edhe për ne, në veçanti për banorët e rajonit të Rugovës. Kjo për faktin se kjo marrëveshje do të nënkuptonte një tkurrje të re e territorit të Republikës, kësisoj një padrejtësi të radhës. Opozita kosovare me gaz lotsjellës në Kuvend dhe me protesta në shesh u mundua që ta kundërshtojë marrëveshjen. Ky është edhe kushti për liberalizimin e vizave për kosovarët. Opozita dhe ekspertë të fushave të ndryshme në vazhdimësi po e kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe për ta është e papranueshme që demarkacioni të jetë kusht për liberalizimin e vizave. Në anën tjetër, shumë ekspertë dhe historianë njëzëri po thonë se Kosova po humb territor, apo më mirë më thënë po i falë tokë Malit të Zi.
Përkitazi me marrëveshjet e arritura në Vjenë, institucionet e vendit ende nuk i kanë bërë publike dokumentet e as procedurat rreth kësaj marrëveshjeje që duhet të ketë rëndësi historike.
Profesori i të drejtës ndërkombëtare, z.Zejnullah Gruda, në një emision televiziv tha se “ne duhet ta marrim guxim e t’u themi Jo miqve amerikanë, sepse jemi sakrifikuar shumë deri tash”.
Ai ka thënë se Komisioni për demarkacion duhet të shkarkohet dhe me palën tjetër duhet kërkuar rinegociata, duke vlerësuar se të gjitha vendimet e marra nga ky komision duhet të anulohen.
“Pronat private tregojnë vetëm pronarin juridik të tokës”, ka thënë Gruda, përderisa sqaroi se “ajo çfarë kërkohet është ndarja e sovranitetëve dhe nuk është e njëjtë me ndarjen kadastrale”.
Prof. Gruda është i mendimit që spektri politik duhet tëmarrë vesh për një numër çështjesh sa i takon vijës kufitare.
Sipas tij, nëse pranohet marrëveshja, atëherë kjo i bie që sërish të “jemi bërë objekt i pazareve të turpshme që kanë filluar me Paqen Preliminare të Shën Stefanit…”.
Ai insiston se çështja e demarkacionit assesi nuk duhet kuptuar as trajtuar si çështje e ndonjërës palë, as e pozitës e as e opozitës.
Profesori në pension që ka zhvilluar edhe karrierë diplomatike, ka thënë të jetë me rreziqe paralajmërimi i Qeverisë për mundësinë e shtyrjes së ratifikimit “për disa vjet”.
Në anën tjetër, juristi Armend Shkoza, lidhur me demarkacionit thotë se: “Dokumenti i cili ka filluar së qarkulluari, e që autorësia i veshët Departamentit Amerikan të Shtetit, konfirmon mjegullësinë e qëllimshme dhe padijen lidhur me atë që quhen kufijtë e vitit 1974.Viti 1974 dhe Kushtetuta e vitit 1974 nuk i kanë caktuar fare kufijtë e Kosovës. Kufijtë brenda ish-RFSJ-së janë caktuar dy herë që nga ekzistimi i kësaj federate. Kushtetuta e vitit 1974 në dispozitat themelore të saj, në nenin 6 ka përcaktuar se territori i Kosovës përbëhet nga territori administrativ i komunave të saj. E këto kufij janë rregulluar me ligjin për kufijtë administrativ që është miratuar pas vitit 1959. Herën e parë kufijtë janë përcaktuar në vitin 1945 dhe herën e dytë më1959. Këtakufij janë quajtur kufijtë e AVNOJ-it (Këshilli Popullor i Çlirimit Antifashist të Jugosllavisë).”
Shkoza thekson se Kosova në vitin 1945 ka qenë e njohur si regjion, apo siç është quajtur AKMO (Autonomna Kosovsko Metohijska Oblast – Rajoni Autonom i Kosovës dhe Metohisë). Sipas tij në vitin 1959 pas miratimit të Kushtetutës së RFSJ-së të vitit 1953, janë ricaktuar kufijtë administrativ brenda federatës, ku Kosovës i shtohen dy komuna: Leposaviqit dhe Zubin Potoku.
“Momenti i Kushtetutës së vitit 1974 është momenti kur Kosova duke e avancuar pozitën juridiko-kushtetuese brenda federatës, e siguron tërësinë territoriale të saj nga ndryshimi i kufijve pa dhënien e pëlqimit të saj për të. Pra, Kosova sipas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974 ka pasur pozitë vendimmarrëse sa i përket ndryshimit të kufijve jo vetëm të saj, por edhe atyre të Serbisë dhe RSFJ-së në tërësi,” shprehet Shkoza.
Më tej, Shkoza, vazhdon duke thënë se 31 dhjetori i vitit 1988 që përmendet në Pako e Ahtisarit është vetëm datë referuese e cila ka për qëllim që të distancojë çfarëdo interpretimi juridiko-administrativ para suprimimit të autonomisë së Kosovës nga Serbia. Kufijtë e vërtetë të Kosovës janë ato të vitit 1959. Ata kufij zaten kanë qenë në gjendjen faktike para demarkacionit me Malin e Zi. E të gjitha këto gjenden në Arkivin Qendror të Serbisë që gjendet në Beograd. Çdo interpretim tjetër është huqje dhe mashtrim.
Ndërsa historian prof.dr. Hakif Bajrami, lidhur me çështjen e demarkacionit ia dërgoji një letër të hapur ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Letra e plotë e prof. Bajramit:
I nderuari Greg Delawie, në kombin tim është një fjalë e urtë që thotë: Mikut të shtrenjtë duhet t` i japish bukë, kripë, ujë dhe besë. Ju, i nderuar, jeni mik i çmuar , por kemi një porosi: Mos nxitoni rreth çështjes së Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, sepseAtifeteJahjaga, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa (ekipet e tyre këshillëdhënëse), janë të paarsimuar për t’i dalë zot çështjes që shqyrtohet. Gabimet e tyre, janë dhe do të mbetet shkelje kushtetuese, sepse argumentet janë të tjera nga ato që kanë nënshkruar. Por kur të thuhet një ditë se a kanë bërë edhe shkelje historike, atëherë edhe për neve edhe për Mikun e shtrenjtë, do të jetë vonë që plaga të shërohet. Pra, të kemi kujdes se çfarë kuadrosh po ofrojmë dhe po e drejtojnë shtetin. Shkurt, puna ekipore profesionale në rastin konkret ka munguar dhe kjo është bërë me qëllim. E them këtë, sepse Kosova ka kuadro të afta-ekipe kompetente, për ta zgjidhur drejt çështjen!
I nderuari Greg Delawie, theksimi publik i zotërisë suaj se: “Pika kufitare që i ka ndarë këto dy vende (Kosovën dhe Malin e ZI-hb) është i njëjtë me atë që i ka ndarë me shekuj…”, është një sajim politik i pamatur dhe një paragjykim diplomatik për nevoja deduktive. Lidhur me këtë, Qeveria kukull e Kosovës, që nuk po lë asnjë shans që çështjet të rishqyrtohen nga ekspertët që zotërojnë argumentet, po fshihet pas forcës, “dijes” dhe përvojës, që po ua servojnë shtetet mike, duke mos qarë kokën gjoja se 8000 hektarë të Kosovës janë çështje të një “vendi afrikan”, e jo të atij në zemër të Evropës. Madje presidentja e Kosovës, z. Atifete Jahjaga, që nuk e “di” pozitën e vet prej cilit nivel arsimor ka ardhur në funksionin nr. 1 të shtetit, prandaj edhe pozon nëpër portale e entuziazmuar se i solli “ekspertët” nga: SHBA, Gjermania dhe Anglia, shtete mike dhe e “zgjodhi” çështjen. Jo! Komisioni privat i Atifete Jahjagës i quajtur “adhoc”, vetëm sa e ka komplikuar problemin. Nivelin arsimor të përfaqësuesve të Komisionit Jahjagës e njohim në detale. Nuk fshihet e vërteta nga fama e shteteve përkatëse. E vërteta: “Ne jemi komb i vjetër dhe kemi vuajtur me shekuj, vetëm për shkak të tokës që e zotërojmë”, do të thotë shkrimtari i njohur Akademik Esat Mekuli (nga Plavë-Guscia) më 1980. Përndryshe i konsideruar si Ernest Hemigueji i shqiptarëve të robëruar nën ish-Jugosllavinë.
Gabimit për keqzgjidhje të demarkacionit i gëzohet, pse jo edhe Qeveria kukull; gabimit i gëzohen vetëm injorantët, që vetëm salutojnë, sepse drejtuesi isaj (Isa Mustafa) i ka bërë 23 shkelje të Kushtetutës për Asociacionin. Çka do të ndodhte në një shtet normal të Evropës, apo në SHBA, nëse Gjykata Kushtetuese vërteton se është shkelë 23 herë kushtetuta?!!! Dhe, asgjë nuk përfillet nga Qeveria e Kosovës, nga argumentet që shpalosen, sepse vendimi është i prerë në kuptimin e gjerë: “Duhet të joshet Mali i Zi me ndonjë benefit, që të shkëputet nga e kaluara…”. Dhe benefiti u gjet, duke falë toka shqiptare edhe mëtej sikurse ka ngjarë nga viti 1881-1915. Jam me profesion historian, po i ruhem historicizmit, sepse çështja është serioze, e delikate, jo për momentin, por për kohët që vijnë dhe popujt që duhet të bashkëjetojnë në paqe e miqësi.
I nderuari i të gjitha kohërave Uinston Çërçil, do të theksonte: “Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi”. Në caktimin e çdo kufiri ka vështirësi, por ato duhet tëzgjidhen me argumnete e jo me ndonjë dokument, sepse çdo dokument nuk është argument. E argumentet flasin se kufiri në mes shqiptarëve (të Kosovës) dhe Malit të Zi kurrë nuk ka qenë aty dhe andej ku ka theksuar Komisioni i Qeverisë Kuislinge, të tanishme në Kosovë dhe ai “rezultat” është nënshkruar nga Hashim Thaçi. Argumentet flasin dhe ato janë të njohura për historianët shqiptarë dhe malazezë. Porfuqia e momenteve historike ka evoluar, ashtu si po evoluon sot, duke u munduar me joshje dhe paragjykime sikurse në stilin e EduardGreit më 1913 kur tha : “E sakrifikuam Shqipërinë dhe e siguruam paqen në Ballkan”! Çfarë paqe u sigurua nuk kam nevojë t’i i flas ambasadorit nderuar Greg Delawie, as Presidentesnarciste në pozitë Atifete Jahjaga, as qeverisë që shkel Kushtetutën dhe bëhet e “shurdhër”, e cila besoj se nuk di më tepër se sa një kursist me shkollë fillore, për çështjen e kufirit Kosovë-Mali i Zi. Edhe më i egër është gabimi mbi asociacionin kur në Qeveri janë dy “juristë”, që nuk i njohin çështjet elementare të profesionit. Nuk dua të hyjë në ngritjen e tyre në karrierë, sepse ajo është çështje tjetër. Në këtë drejtim gabimi më i pafalshëm, sipas meje shkon për Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, që kanë nënshkruar dokumente pa asnjë konsultim me elitën shkencore të Kosovës. Faji, këtu nuk ka vend për analizë, por ka vend për aktakuzë penale, sepse është shkelë rëndë Kushtetuta dhe e tërë historia e përgjakur dyshekullore. Po, a ka Mali i Zi Radovan Zogoviqa e Velko Vllahoviqa, sikurse veproi shumë gjakftohtë Presidenti i Malit Zi Filip Vujanoviq, më 2 prill 2016, mendoi se PO.
E vërteta për kufirin Kosovë-Mali i Zi është ndryshe nga ai që është nënshkruar. Por le t’i shkojmë me radhë.
Së pari duhet të shkojmë pak në histori. Kufiri në mes tëKosovës dhe Malit të Zi zë fill në Kongresin e Berlinit më 1878. Dokumentet e atij kongresi janë të njohura me të gjitha pasojat. Në Konferencën e Londrës më 1913 për kufirin e Kosovës as që mund të flitet, sepse Mali i Zi, e ka okupuar një pjesë të Kosovës deri në Gjakovë. Mund të flitet për kufirin në mes Kosovës dhe Malit të Zi në mes dy Luftërave botërore, duke shfrytëzuar dokumentacionin e ndarjes territoriale administrative civile dhe ushtarake. Më i besueshmi është ai i proveniencësushtarake. E pra, ta prezantojmë këtë dokumentacion që ka emër arkivor si fond shtetëror në: AVIIB 1918-1941. Në atë fond:“Treçaarmiskaoblast” me qendër në Shkup, është fillim embarim dokumentacioni i ndarë që quhet: “KOSOVSKA DIVIZISKA OBLAST” 1927-1941. Çka thuhet në këtë dokuentacion për kufirin në mes Kosovës dhe Malit të Zi?
Ja faktet: Së pari në Versajë, Presidenti i Nderuar i SHBA, Ëilson do të theksonte atë fjalinë e famshme se: “Shqipëria duhet të ekzistojë”. Me këtë thënie ato troje shqiptare që mbetën të okupuara nga Mbretëria SKS, mbetën në shpresë se një ditë do të çlirohen. Dhe kush e bindi Presidentin Ëilson ta thotë atë fjalinë e njohur, së cilës shqiptarët i referohen me admirim. Ishte dokumenti: “LES DRITS DE L` ALBANIE A SES FRONTIERS NATURELLES”, i dorëzuar Presidenti Ëilson më 1919; i botuar në origjinal më 1921 në Vlorë në 76 faqe. Ky dokument është lexuar në Stejt Departamentin Amerikan prej shumë ekspertëve edhe më 1946, është konkluduar se ndaj Shqipërisë në Versajë janë bërë gabime të pafalshme. Dokumneti është lexuar kur ishte në shqyrtim Rezoluta e njohur e Senatorit ClaudePepper (pro grek!) për aneksimin e Shqipërisë Jugore (Korçës, Gjirokastrës dhe Therandës) prej Greqisë. Rezolutën e aprovuar njëzëri në Kongres nuk e pranoi Presidenti i famshëm Truman, pasi që Fan Noli dhe KostëÇekrezi përpiluan një elaborat lidhur me trojet e okupuara shqiptare nga Jugosllavia (mbi 1 milion shqiptarë) dhe Greqia (mbi 250 000 shqiptarë). Pra, prapë një president i SHBA-ve e shpëtoi Shqipërinë Jugore si është sot. (Lexo : KostëÇekerezi, Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë,Ëashington . D. 1951, pag. 107-115, Rezoluta e senatorit Pepper.).
Cili dokument e përcakton kufirin Kosovë – Mali i Zi saktësisht para dhe pas Luftës II Botërore?
Shkëlqesia juaj, ambasador Greg Delawie, tani po e prezantojë dokumentin jugosllav që lidhet në mënyrën më të drejtpërdrejtëlidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi. Ja argumentet. Dokumentin me qëllim nuk e përkthej. Argumenti nr. 1: “Studija o odbranigraniçnogfronta III armiskeoblasti prema Albaniji 1927-1940” në: AVIIB. P. 17. K. 517. facikli nr. 3. D. nr. 2 me shifër sekrete -Strogopov. Br. 337 më 14 oktobar 1927. pag.1-116; Projekt plana zazatvaranjegraniceKosovskediviziskeoblasti –Detaljnasitucijagraniçnogfronta”, në AVIIIB. P. 17. K.619. K. 3.pag. 1-24, strogopov. Xh. Br. 893/39 – 27 septembar 1940”, me nënshkrim të gjeneralit e divizionit të Kosovës.
Tani e prezantojmë dokumentin kryesor, që është marrë për bazë më 1946, kur janë vizatuar kufijtë në mes Republikave dhe Krahinave Autonome. Ja dokumenti, e citoj në origjinal në serbisht (nuk e përkthej me qëllim –HB): “ VOJNO TERITORIALNA PODELA KOSOVSKE DIVIZISKE OBLASTI; 1. Kosovskomitrovaçkivojniokrug; Granicavojnogokruka; Granica 1 vojnogsreza; Granica 2 vojnogsreza; Granica 3 vojnogsreza; granica 4 vojnogsreza” (Kjo pjesë e dokuemntit ka të bëjë drejtëpërdrejtë me kufirin Kosovë – Mali i Zi që është aprovuar edhe më 1946 nga Komisioni i M. Gjilasit). Pasojnë përcaktimet tjera të dokumentit si kompozicion i plotë: “Przrenskivojniokrug”; granica 1 vojnogokruga, granica 2 vojnogokruka, granica 3 vojnogokruga, granica 4 vojnogokruga. Pason : Pristinskivojniokrug me : Graniuca 1 vojnogokruga, Grnaica 2 vojnogokruga, Granica 3 vojnogokruga, Granica 4 vojnogokruga.” Dokumenti është vërtetuar më 10 tetor 1937 me shifër strogopov. 3380. Pristina”, pason nënshkrimi i shefit të shtabit kolonel, i palexueshëm, f. 1-6. (me shtesë: PregledVojnoteritorialnepodelaKosovskeoblasti), që përshkruhet në detale në dokumnetin e prezentuar me titull ” VojnoteritorialnapodelaKosovskeDiviziskeoblasti-GRANICA KosovskoMitrovaçkivojniokrug”. Pason përshkrimi detal i kufirit Kosovë-Mali i Zi, pjesa “kontestuese” që është problematizuar.
Shënim i detajuar i kufirit Kosovë-Mali i zi
Shënimi i kufirit fillon nga kuota 1841 (në Malin e Thatë- Suva Pllanina)-shkon në vijë të lakuar nga Jug-perëndimi, pastaj kuota 1809, k. 1804, k. 1505, k. 1942, k. 1930, k. 2155 (Pogleb), k. 1994, k. 2051, k. 2102, k. 2042, k. 1946, k. 1842, k. 1881, k. 1861, k. 1781, k. 2006, k. 1806, k. 2272, k. 2400, k. 2278, k. 1966, k. 1932, k. 1909, k. 2110 (Vaganica), k. 1849 (Çakor), k. 2046, k. 1927, k. 1993, k. 2410, k. 2426, k. 2243, k. 2180, k. 1598. Në vijim në majet e Bistricës Deçanit në afërsi të Manatirit Deçanit, deri në hyrje të Drinit Bardhë dhe në hyrje të lumit Klinë –pastaj nëpër Klinë në hyrje të Movës deri te kuota 698- deri te kota 658 në hark Veriperëndimit përpiqet sërish ma Malin Movë deri te kuota 518 – në rrjedhën e djathtë të Malit Movë dhe pastaj përgjatë kufirit-rrethit kalon në jug në kuotën 1200 në vijim nga kuota 613, k. 611, k. 668, k. Kujavqës – në kuotën 940- “Koka e dreqit-VrazhaGllava”, k. 1758-përgjatë lumit Savina-nëpër kufi të rrethit deri te kuota 1841”. E shënuam këtë dokument, që është burim i përcaktimit të çdo kufiri pastaj deri më 1974. (Dokumentin e bashkëngjisë në origjinal me këtë shkrim, pjesërisht, por që mund të botohet si tërësi dokumentare). Ky dokument shoqërohet edhe me hartën origjinale, ku përshkruhet kufiri nga shifrat me vijë të theksuar gjeografike e që gjendet në AVIIB. P. 17.K. 619. F. 3.
Si të lexohen këto shifra është fare lehtë, pasi qëpas vitit 1946, përshkrimi është bërë nëpër FLETORE ZYRTARE të RFJ-ës, të R. Serbisë, R. Malit Zi dhe Krahinës Kosovës deri më 1974. Me rëndësi është të theksohet se vija kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi është në vijën e shkrepit malor Çakor-Kulla e Zhlebit.
Në vijim mund të them se botimi i këtij dokumenti në gjuhën serbishte, që i ka rreth 200 faqe, do të ishte me interes civil dhe ndërkombëtar e ndërshtetëror, në dobi të së vërtetës objektive.
Pas Luftës Dytë Botërore duhet të konsultohen: SrezPeçki “SluzhbeniGlasnik”br. 17. N. R. Serbije 18 IV 1947; “SluzhbeniGalsnik”br. 44, N. R. Serbije 6 X 1949; “SluzhbeniGlasnik”br. 15, 9 IV 1952 dhe “Fletoret Zyrtare” të KSAK-ës 1953- 1974./tesheshi.com/