Shpesh, në kultura të ndryshme aplikohet pikturimi i trupit me këna, në periudha të caktuara të jetës së një femre, veçanërisht gjatë ditës së martesës. Është një traditë mjaft e përhapur në të gjitha vendet e botës gjatë kohëve të fundit, e cila po pëlqehet gjithmonë e më shumë, por me çfarë mund ta hiqni këtë lloj boje nga trupi, pasi jeni lyer me të, e keni menduar ndonjëherë? Më poshtë gjeni dy hapa të thjeshta:
Lagni lëkurën me ujë me kripë – Lagni pjesën e trupit që keni vizatuar me këna, me ujë me kripë dhe mbajeni në atë gjendje për 15 minuta. Kripa në ujë do të ndihmojë bojën të lëvizë nga trupi.
Përdorni vaj ulliri – Një mënyrë e thjeshtë për të hequr kënanë është të përdorni një përzierje të vajit të ullirit me kripën. Kripa shërben si pastrues natyral për hequr lëkurat e vdekura që ndodhen në duar. Merrni copë pambuku dhe fërkojeni lëkurën për 10 minuta. /tesheshi.com/