NATO transferoi trupat rezervë të caktuar në misionin e saj paqeruajtës KFOR në Kosovë për stërvitje, tha një nga komandantët ushtarakë.
Komandanti rajonal i KFOR-it për lindjen, koloneli Christopher Samulski, u tha gazetarëve se trupat rezervë kishin mbërritur “si pjesë e planifikimit normal emergjent”. Samulski foli në kampin Bondsteel, një nga bazat e KFOR-it.
Samulski nuk ka dhënë ndonjë informacion konkret se sa ushtarë kanë mbërritur në Kosovë, por ka folur për një njësi “me madhësi batalioni”. Një batalion zakonisht përbëhet nga 500 deri në 1000 ushtarë.
Protestat e serbëve të Kosovës për kërkesat për përdorimin e targave serbe në makinat e tyre kanë rritur fërkimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më shumë se dy dekada pasi NATO bombardoi Serbinë për t’i dhënë fund represionit të shumicës shqiptare të Kosovës.
Rreth 3700 ushtarë të NATO-s janë aktualisht të stacionuar në Kosovë në misionin e KFOR-it. /tesheshi.com/