Ekonomistët amerikanë William Nordhaus dhe Paul Romer, fituan Çmimin Nobel në ekonomi për punën e tyre në “rritjen afatgjatë e të qëndrueshëm të ekonomisë globale”, vlerësoi Akademia suedeze të hënën.
Nordhaus ka krijuar një model që ndihmon në kuptimin e ndërveprimit midis ekonomisë dhe ndryshimit të klimës. Ai tregon se aktivitetet ekonomike prekin kiminë themelore dhe fizikën dhe rezultojnë në ndryshimet klimatike.
Ndërsa studimi i Romerit përfshin përparimin teknologjik ku ai konkludon që akumulimi i ideve krijon një rritje ekonomike afatgjatë. /tesheshi.com/