Presidenti moldav, Igor Dodon i ka shpëtuar paq një aksidenti të rëndë rrugor, pasi automjeti me të cilin ai udhëtonte u përmbys në autostradën Straseni – Calarasi që gjendet në veriperëndim të kryeqytetit Kishinau.
Igor Dodon është 43-vjeçar që mori detyrën e presidentit në janar të vitit 2016. Ai konsiderohet si një figurë pro-Kremlinit në ish-republikën sovjetike, e cila gjithashtu kërkon lidhje më të ngushta me BE-në nga ajo pjesë të konsiderueshme të popullsisë e cila do ribashkimin me Rumaninë.
Për koiçidencë, aksidenti erdhi një ditë pasi Genadi Gaguliya, kryeministri i provincës separatiste gjeorgjiane të Abkhazisë, vdiq në një aksident me makinë pasi autokolona po kthehej nga aeroporti, ku ai ishte në një vizitë në Siri.
Abkhazia, e cila në mënyrë të njëanshme shpalli pavarësinë në vitin 1993, u njoh nga Rusia në vitin 2008. /tesheshi.com/