Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi kanë arritur të kapin një grup të organizuar që fusnin në ambjentet e burgut të këtij qyteti disa lloje drogërash, para dhe telefona celularë.
Gjatë aksionit u sekusetruan heroinë, kokainë, kanabis sativa, celularë dhe vlera monetare.
Besohet se psikologu i burgut ka qenë njeriu që kalonte drogën tek të burgosurit nga jashtë mureve të burgu.
Operacioni i koduar “Psikologu”, ka vënë në pranga edhe pesë persona, midis të cilëve psikologun e burgut, Arjan Belishova, një shitës në burgun e Durrësit, Serxhio Shtjalashi, një i burgosur, Saimir Zotkaj si dhe shtetasit Sodiol Duma dhe Astrit Hushi.
Drogën që i sillte psikologu, i burgosuri Zotkaj e shpërndante tek të burgosurit e tjerë, lekët dorëzoheshin te shitësi i burgut, duke i kamufluar sikur po blinin produkte ushqimore ose cigare./tesheshi.com/