Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, tha së fundi, gjatë një takimi pune të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, se “retorika politike apo presioni mediatik” nuk ndikojnë aspak në punën e tij.
“Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurëve të SPAK-ut”, u shpreh njeriu më i rëndësishëm i momentit në Shqipëri.
“Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqëtëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk na ka munguar as mbështetja buxhetore”, shtoi drejtuesi i SPAK-ut, deklaratë kjo e dhënë në kulmin e akuzave të Berishës ndaj institucionit që ai drejton. /tesheshi.com/