Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Duke u njohur me Musine Kokalarin: “gonxhja e shkretëtirës” që befasoi dhe Lasgushin

by te Sheshi
13/02/2017
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Duke u njohur me Musine Kokalarin: “gonxhja e shkretëtirës” që befasoi dhe Lasgushin

Nga Dionis Xhafa

Një nga poetët martirë të diktaturës komuniste në vend, Vilson Blloshmi, ka një poezi të titulluar “Saharaja”. Kjo poezi, që në titull na paraqitet me një metaforë, pra Shqipëria me sistemin e mbyllur politik, që ndodhet e veçuar prej gadishullit ku bën pjesë, kontinentit dhe botës.

Saharaja, larg është Saharaja,

Saharaja shkëmb e rërë e gurë,

Që ka shok veç emrin e saja

Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.

Saharaja s’di të ëndërrojë.

Ajo bluan gurë me mend’ e saj…

Saharaja s’ka këngë të këndojë,

Saharaja s’ka as lot të qajë.

Duke e vazhduar metaforën kaq të bukur të përdorur nga Vilson Blloshmi, na rezulton se në këtë Sahara, emër shkretëtire pra e njohur, kanë mbirë vetëm disa lule të egra, ashtu përtokë, ata që pranonin me pak ujë e me përkujdesje të vogël të rrinin në atë sistemin të mbyllur. Kurse, lulet më të bukura, ato që nuhatën faktin se do të mbinin në një vend të marrë peng prej njerëzve të egër ose u dëbuan ose u lanë në vuajtje, disa edhe të përjetshme.

E pra, na rezulton se një gonxhe në këtë shkretëtirë të ketë qenë edhe Musine Kokalari, shkrimtarja e parë shqiptare dhe ndër intelektualet me zë të asaj kohe. Pikërisht në nder të saj, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, u kujtua në ambientet e Bibliotekës Kombëtare gruaja e hekurt, ndër viktimat e para të regjimit komunist në vend.
Vizitë në ekspozitën kushtuar Musine Kokalarit

Përpara se të vizitoj ekspozitën kushtuar gruas intelektuale nga Gjirokastra, emrin e Musine Kokalarit e kisha të dëgjuar. Kujtesës sime paksa të turbullt i ndihmuan edhe disa artikuj në shtyp gjatë këtyre ditëve të disa autorëve, që e kujtonin emrin dhe veprën e saj.

Përpara se të hyje në dhomën kushtuar ekskluzivisht Musine Kokalarit, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare shfaqej portreti i saj. Musinenë e kishin vendosur që në hyrje të shkallëve, në një fotografi të pastër, të qetë dhe me një pamje të shkrimtares, që përcillte dashuri, dhembshuri e disi ndjenjën e drejtësisë.

Ishte e veçantë ajo foto e Kokalarit, ku trishtueshëm vëzhgoje fytyrën e bardhë paqësore të një njeriu, që ia kishin kthyer jetën në një ferr të vërtetë. Këto mendime më vinin në mendje, teksa e shihja intelektualen e rrallë në foto. Pasi pyes personelin nëse lejohet të hyj brenda, më thonë: “Sigurisht”.

Në dhomën e vogël, të cilën shpesh Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ua dedikon figurave të veçanta, që kanë lënë gjurmë, ishin vendosur njëri pas tjetrit dokumentet për Musine Kokalarin. Një vizitor i thjeshtë, ashtu siç isha edhe unë, fillimisht njihej me jetën e gruas gjirokastrite. Vizitori mësonte se ajo, në kohën e luftës Nacional-Çlirimtare kishte iniciuar krijimin e Partisë Social-Demokrate, së bashku me disa intelektualë të tjerë. Shkrimtarja kishte arritur, që me mund e përpjekje të hapte edhe një gazetë, organ i partisë së saj, të quajtur “Zëri i Lirisë”.

Veprimtaria e saj ishte më së tepërmi në letërsi. Musine Kokalari ka lënë pas veprat me titujt: “Seç më thotë nëna plakë”, “Rreth vatrës”, “Si u tund jeta”, si dhe artikuj të ndryshëm në gazeta të kohës, jo vetëm të Tiranës, por edhe të Prishtinës. Programi i Partisë Social-Demokrate ishte me bindje demokratike, për një Shqipëri të Bashkuar, si një alternativë ndaj BK dhe PKSH. Në dokumentet e shfaqura në nder të shkrimtares vihej re një lloj paqeje në personalitetin e saj. Ajo vetëm kishte shfaqur idetë e saj për traditën, për kulturën, për një Shqipëri në fund të fundit me parti me program të ndryshëm, gjë e cila nuk ndodhi për 45 vite.
Dënimi nga regjimi

Regjimi komunist, figurat politike e gjyqësore, të bëra bashkë, ishin njerëz të përgjakshëm në ide, ashtu siç ndoshta i kishte lënë lufta, preha, gjahu. Një nga mangësitë më të theksuara të komunistëve shqiptarë, së paku të atyre që themeluan PKSH, siç nënvizohet nga shumë autorë të huaj, ishte se nuk pranonin parti tjetër, ide tjetër, përpos se të veten dhe se ishin të bindur në një mënyrë kriminale, se ajo vijë ishte e drejtë.

Kështu, ka shumë gjasa se vepruan edhe me Kokalarin. Ata nuk pranuan mendimin ndryshe, parti tjetër, përpos asaj të PKSH. Dokumentet për dënimin përjetësisht të Kokalarin gjendeshin aty në atë dhomë të Bibliotekës Kombëtare dhe tregonin ndër të tjera se Kokalari nuk është se aspironte aq politikën. Ajo kishte thënë vetë: “Mua më pëlqen të shkruaj, të shkruaj, të shkruaj”, çka nënkupton se ajo nuk është se kishte ndonjë qëllim “për të shkatërruar rendin komunist”.

Pavarësisht fakteve kokëforta, Kokalari u dënua. Ajo qëndroi kokëlartë, stoike në bindjet dhe në personalitetin e vet. Pavarësisht se nga Gjirokastra, jeta e saj si një e burgosur do të bëhej njësh me Rrëshenin, Mirditën e maleve, ku ajo do të kalonte një jetë të vështirë. Pikërisht në Rrëshen, ajo pas shumë kohësh vdiq, në mënyrë të egër, keqas, në varfëri të skajshme. Por, se Ndue Dedaj, në një shkrim publikuar në “Panorama” këta ditë thotë se mirditorët nuk e panë me sy të keq Kokalarin, edhe pse rrezikonin shumë, por ata e panë si bijën e tyre, martire të një sistemi të egër një-dorësh.

Dënimi i saj i ngjan edhe dënimit të shumë elementëve të Ballit Kombëtar apo nxirjen të të gjithë BK-së, sikur ishte bashkëpunëtore e forcave të huaja. Mospranimi i mendimit ndryshe e çoi më tej sistemin në diktaturë, që u mbyll me vrasje e gjak në zyrat e Tiranës.
Musine Kokalari dhe kolosët e letërsisë shqipe

Vajza gjirokastrite, që paradoksalisht kishte lindur në qytetin e diktatorit Hoxha, kishte pasur një pasion të madh ndaj letërsisë. Ajo kishte arritur të doktorohej në universitetin “La Sapienza” të Romës, një prej më prestigjozëve edhe sot e kësaj dite. Madje, teza e mbrojtur prej saj ishte në nder të shkrimtarit rilindas shqiptar, Naim Frashëri.

Në dokumentet që gjendeshin në atë dhomë, e cila ishte e qetë, ndoshta sikurse dhomat ku kishte qëndruar në burgim Kokalari, ishte edhe një pjesë gazete, shkruar nga poeti lirik Lasgush Poradeci në nder të disidentes. Poeti e lartësonte figurën e saj, duke vënë në pah talentin e jashtëzakonshëm në krijim të Kokalarit.

“Është një dhuratë e thjeshtë që na jep zonjusha Kokalari, sapo e dalë nga bankat e Institutit të Tiranës. Sapo e dalë. Sepse vepra në vetëvete paraqitet jo si një provë shkollore e klasave të larta, jo si një shëmbëll zotësije, si një hartim që ka fituar çmimin e parë, – ajo përmban së – kundrazi mê pak dhe mê shumë se kaq. Mê pak sepse ka mungesat e veta, të papranuarshme në një konkurs letrar të nxënëseve të shkollës së mesme; mê shumë, sepse na çfaqet, me këtë përjashtim, nënë kushtin e domosdoshmë të artit që domethënë krijim”, shkruante ndër të tjera Poradeci për Kokalarin.

Edhe shkrimtari tjetër po aq i njohur Mitrush Kuteli kishte një dedikim ndaj veprës së Kokalarit. E pra, vlerësimi ndaj figurës së saj nga figura kaq të larta të letërsisë shqipe, që kanë zënë vend në “Olimpin” e letrave shqipe, kanë parë se një Musineja ishte një gonxhe e letërsisë, që për fat të keq, i qëlloi të lindë dhe të jetojë në shkretëtirën , ku mbijetuan veç kafshët e egra, në kurriz të më të dobtëve. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Procesi i “Lagjes së Trimave”, një nga të akuzuarit: gardianët m’gjujtën Biblën dhe m’shqyn Nënë Terezën

Procesi i “Lagjes së Trimave”, një nga të akuzuarit: gardianët m’gjujtën Biblën dhe m’shqyn Nënë Terezën

Sondazhi i fundit i një televizioni maqedonas: BESA rrëzon BDI-në, rradhitet e para tek shqiptarët

Sondazhi i fundit i një televizioni maqedonas: BESA rrëzon BDI-në, rradhitet e para tek shqiptarët

Disa nga përfitimet shëndetësore të të fjeturit në anën e zemrës

Disa nga përfitimet shëndetësore të të fjeturit në anën e zemrës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni