Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, është tërhequr sot nga KQZ, duke iu përgjigjur paktit opozitar paralajmëruar një ditë më parë nga kreu i PD-së, Basha, pas një takimi me aleatët.
Por kjo ka ndodhur njëherësh dhe pas deklarimeve të ashpra të ish-kryeministrit Berisha nën çadrën e protestës, ku në një patetizëm politik të shfrenuar citoi vargjet e himnit kombëtar “prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor…”, një mesazh i qartë për aleatët që t’i bindet verdiktit opozitar për mosregjistrim në KQZ.
Dhe është rasti këtu për t’u kujtuar se Agron Duka, i ndodhur sot krah PD-se pasi trashëgoi partinë e Xhuvelit, është ish-“Duka i krimit” i qeverisë Nano, pjesë e “Klanit të Zemunit”, cilësuar i tillë nga Berisha, i cili sapo morri pushtetin në vitin 2005 e harroi, atë dhe akuzat ndaj tij. Ndërsa sot gjenden në një front të përbashkët politik. /tesheshi.com/