Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Duam paret tona, nuk i lëmë banesat tona: ku ngjajnë?

by te Sheshi
27/11/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Duam paret tona, nuk i lëmë banesat tona: ku ngjajnë?
5
SHARES

Protestat e këtoditshme të banorëve të “Astirit”, atyre që duhet të lënë banesat apo bizneset për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së re, kanë nxjerrë në pah një handikap të madh në raportet mes individit, shtetit dhe ligjit. Të gjendur në një moment në paligjshmëri – kur është fjala për atë pjesë që vetëm ka ndërtuar me leje, por dhe që nuk ka mundur të legalizohet po për shkak të ligjit të legalizimeve të vitit 2006 –  janë kapur pas një argumenti që në fakt është shndërruar në kredo të të gjithë atyre që ndërtojnë pa leje, por që në një moment kur ligji u troket ne derë, ia faturojnë fajin “shtetit që i la”. Kësaj iu përgjigj Rama ditë më parë me parimin se kur “shteti nuk ekziston, ekziston ligji”. Dhe, në këtë pikëpamje sipas tij, askush nuk duhet ta shkelë ligjin derisa ai është në fuqi, paçka një shteti të dobët e jo reagues në kohë. Rama bëri paralele në këtë rast dhe me atë që vret ose vjedh, që paçka shtetit të dobët, një ditë sigurisht që duhet të përgjigjet për vrasjen ose vjedhjen e kryer, referuar pra ligjit. Në këtë debat, u futën dhe ata që kanë zbatuar ligjin, si për të thënë se kush ka ndjekur rrugën e tij – ligjit pra – sot nuk detyrohet të dalë në rrugë për të protestuar. I tillë ishte një shkrim i gazetarit Armand Bajrami me titull “Babai nuk është në protestë”.

E gjitha kjo ç’po ndodh, ngjan me atë që ndodhi në vitet 95-97, kur njerëzit u molepsën masivisht nga firmat piramidale. Ligji nuk i ndalonte, e nga ana tjetër heshtjen qeveritare ndaj asaj që po ndodhte si një mrekulli financiare, e merrnin si mbështetje. Megjithatë, jo të gjithë shkuan “pas berihajit”. Pati shumë njerëz te të cilët funksionoi një arsyetim i ftohtë e logjik financiar, se nuk kishte gjasë të pasuroheshe në atë formë, duke dhënë para me fajde, siç dhe rezutoi më vonë jo thjesht në humbje parash, por dhe luftë e shkatërrime.

Ndërsa politikisht, ai që po shkëlqente në pushtet, i cilin po qeveriste me devizën “Me në fitojnë të gjithë”, Berisha, shndërrua sakaq nga engjëll në djall sapo nisi të shfaqet ana tjetër e medaljes, rënia njëra pas tjetrës e piramidave. Dhe sigurisht që ai do e merre të gjithë faturën. Nën arsyetimin infantil se “ti na le”, turmat nisën t’i kërkonin Berishës “paret tona”. Ishte një kohë aq e ngarkuar sa dhe fake news-i funksiononte tragjikisht për bukuri – rasti i masakrës në SHIK-un e Vlorës.

Në gjykimin fiksasional të turmave të viktimizuara nga firmat, nisur që nga Sudja e famshme, pas tyre qëndronte Berisha dora vetë. Kësaj propagande i ndihu më së miri opozita socialiste. Sepse, ashtu siç sot, kur opozita ka prirjen për ta demonizuar në ekstrem qeverisjen – të Unaza e re nuk ka vetëm padrejtësi ndaj banorëve por dhe vjedhje(!) – edhe atëherë, Berisha dhe qeverisja e tij, ose pushteti i tij (si president, pasi kryeministër ishte Meksi), jo thjesht ishte treguar syleshe ndaj një realiteti me nonsense financiare të ububushme, por dhe kish dorë në të. E, siç dhe sot kur kapen pas ndonjë deklaratë të shoqi-shoqit për ta përkthyer siç u vjen për osh, edhe atëherë, opozita, e bashkë me të dhe viktimat e parave të firuara, u kapën pas një thënieje të Berishës në një konferencë për shtyp fundviti, në kulmin e piramidave, se “paratë e shqiptarëve janë të pastra”. Kjo u përkthye si legjitimim i aplikimit të skemave piramidale. Ai zhvillim, që më pas çoi në ‘97-ën tragjike, mbeti si njollë në karrierën politike të Berishës, të cilën ai u përpoq ta hiqte vite më vonë me shfaqje pendese, jo si autor i tyre por si tolerues. Ishte ndërkohë ndër ato zhvillime që nuk kishte asnjë referencë ligjore për palët. Edhe Berisha në këtë pikë është arsyetuar: nuk kishte një ligj që ta ndalonte. Ndërsa sot, çështja e Unazës ka brenda në thelb një debat ligjor. Ky është ndryshimi. Ndërsa e përbashkëta e dy realiteve, është qasja justifikuese kur bën një gomarrllëk: gjithnjë tjetri e ka fajin! Tipike shqiptare kjo. Te piramidat e kishte fajin Berisha, i cili duhet të na kthente “paret tona”; te ndërtimi i paligjshëm e ka fajin shteti, që nuk duhet të na nxjerrë nga “banesat tona”.

Ata që shkelin ligjin, si parim i përgjithshëm por dhe si specifike shqiptare, duhet të marrin në konsideratë dhe kostot. I ngjan thjesht ruletës ruse: mund të fitosh, por dhe mund të humbasësh, ndonëse në rastin tonë nuk është fjala për jetën. /tesheshi.com/       

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Video: InSight ulet me sukses në Mars

Video: InSight ulet me sukses në Mars

Evropa, propozime për nxjerrjen e OBT-së nga kriza ku e ka futur Trump

Evropa, propozime për nxjerrjen e OBT-së nga kriza ku e ka futur Trump

Përçarja e muslimanëve në Serbi, kërkohet referendum për bashkimin

Përçarja e muslimanëve në Serbi, kërkohet referendum për bashkimin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni