Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dronët iranianë, si një komplot rus për të tërhequr Teheranin në luftë

Aspekti dyshues i një marrëdhënieje mes dy vendeve nën sanksione

by te Sheshi
24/10/2022
in Gjeopolitikë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Dronët iranianë, si një komplot rus për të tërhequr Teheranin në luftë

Pavarësisht këmbënguljes së vazhdueshme të Teheranit se nuk mbështet operacionet ushtarake në Ukrainë dhe mohon furnizimin e Rusisë me drone, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndaluar një debat të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dronët të mërkurën mbrëma.

Kjo bëri që Ministria e Jashtme iraniane të kërkojë që Kievi të paraqesë dokumente për të mbështetur akuza të tilla.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë akuzojnë Teheranin se ka furnizuar Rusinë me dronë të prodhuar nga Irani për përdorim në luftë.

Ndërkohë, nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së për çështjet politike, Rosemary DiCarlo theksoi se çdo transferim i dronëve nga Irani pa miratimin paraprak nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të ishte shkelje e Rezolutës 2231, e cila mbështet Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit të vitit 2015 për programin bërthamor të Iranit.

Rusët ishin të parët që njoftuan se Moska kishte blerë dronë iranianë.

Pavarësisht pretendimeve të Dmitry Polyansky, zëvendës ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se “dronët e përdorur nga ushtria ruse në Ukrainë janë prodhuar në Rusi dhe nuk kanë asnjë lidhje me Iranin”, një pjesë e iranianëve e shohin këtë çështje si një komploti rus që synon tërheqjen e Teheranit në luftën që ai vend po bën kundër Ukrainës.

Ndërkohë, ish-kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, Heshmatullah Falatpisheh, tha se rusët ishin të parët që dhanë lajmin se Moska kishte blerë dronë iranianë dhe po i përdor në luftën kundër Ukrainës.

Duke folur për Al Jazeera, ish-deputeti iranian kritikoi politikën e Rusisë në marrëdhëniet me Teheranin, pasi dronët e Iranit përshkruhen si avionë që nuk kanë cilësinë e nevojshme dhe specifikimet e dëshiruara.

Ai akuzoi Moskën se “po punon për të implikuar vendin e tij në Ukrainë”.

Ai beson se tendenca e vendeve perëndimore për të vendosur sanksione ndaj Iranit i kënaq rusët, sepse në këtë mënyrë ata arrijnë të gjejnë një partner për Moskën në luftën kundër Kievit dhe në sanksionet perëndimore të vendosura ndaj saj për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

Më 9 shtator, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një kompanie iraniane që e akuzuan për koordinimin e fluturimeve ushtarake për transportin e dronëve iranianë në Rusi, si dhe kundër tre kompanive iraniane me pretekstin se janë përfshirë në prodhimin e këtij lloji avioni.

“Standarde të dyfishta të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian”

Një pjesë e iranianëve beson se asnjë palë nuk ka të drejtë të kufizojë marrëdhëniet e jashtme të Teheranit.

Pavarësisht nëse thashethemet se Irani i shet dronë Rusisë janë të vërteta apo jo, ata besojnë se Irani është një vend i pavarur dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me palët rajonale dhe ndërkombëtare në përputhje me interesat e tij kombëtare.

Në këtë kontekst, ish-udhëheqësi i Gardës Revolucionare dhe ish-këshilltari i presidencës së parlamentit iranian, Mansour Haqiqatpour, kujtoi historinë e marrëdhënieve ushtarake mes Teheranit dhe Moskës, të cilat datojnë që nga koha e monarkisë.

Haqiqatpour, duke folur për Al Jazeera, i përshkroi raportet perëndimore për dronët e Iranit si një njohje të zhvillimit të industrisë ushtarake të Iranit, pavarësisht embargos perëndimore të vendosur ndaj vendit gjatë katër dekadave të fundit.

Një ish-zyrtar iranian foli për “standardet e dyfishta” të SHBA-së dhe BE-së, duke shtuar se qindra njerëz që u plagosën në luftën Iran-Irak (1980-88) po vuajnë ende sot për shkak të “armëve vdekjeprurëse” që perëndimorët i dhanë regjimit të Sadamit.

I pyetur nëse dorëzimi i dronëve nga Irani në Rusi shkel Rezolutën 2231 të OKB-së, e cila mbështeti marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, Haqiqatpour tha se Uashingtoni ishte i pari që shkeli rezolutën e OKB-së duke u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore.

Pala evropiane nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet e saj sipas kësaj marrëveshjeje, kështu që nuk ka të drejtë të akuzojë Teheranin për shkeljen e saj, tha ai.

Haqiqatpour arriti në përfundimin se të gjitha kufizimet e vendosura për dërgimin e llojeve të ndryshme të armëve drejt dhe nga Irani u hoqën në vitin 2020 sipas marrëveshjes bërthamore dhe se vendi i tij nuk kishte më nevojë për ndonjë vendim apo deklaratë për të ushtruar të drejtën e tij për të blerë dhe shitur armë.

“Të rrezikshme dhe kërcënuese për sigurinë dhe paqen globale”

Sipas marrëveshjes bërthamore, Irani do të mund të blejë dhe shesë armë konvencionale pasi të kenë kaluar pesë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes, pra më 18 tetor 2020, ndërsa embargoja ndaj raketave dhe programeve iraniane do të hiqet tetë vjet pas marrëveshje, pra në vitin 2023.

Mohammad Salih Sedghian, president i Qendrës Arabe për Studime Iraniane, beson se shitja e armëve nga Irani në Rusi dhe përdorimi i tij në Ukrainë nuk bie ndesh me Rezolutën 2231 të lëshuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe se mekanizmi për kthimin e sanksioneve ka të bëjë me marrëveshjen bërthamore, jo me rezolutat e OKB-së.

Në një seri postimesh në Twitter, Sedghian shkroi: “Tregu i dronëve iranianë po lulëzon këto ditë, nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në BE. Ato u cilësuan si ‘imazhe fiktive’, por sot janë të rrezikshme dhe kërcënojnë sigurinë dhe paqen globale!”. /tesheshi.com/

Related Posts

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Next Post
Një politikan brazilian, “luftë” me policinë

Një politikan brazilian, "luftë" me policinë

Trump shpalli kandidaturën: Unë, dhe në 2024-ën!

Trump shpalli kandidaturën: Unë, dhe në 2024-ën!

Të detyruar nga zysha: anti-kopjimi argëtues…

Të detyruar nga zysha: anti-kopjimi argëtues…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni