Andres Lopez Elorez, 38 vjeç, thuhet se ua instalonte qenve të racave të pastërta, pakot me heroinë brenda stomakut të tyre.
Gjithsesi, shumë sosh kanë ngordhur gjatë trafikimit, e të tjerë kanë mbijetuar.
Rasti po gjykohet në Qarkun lindor të New York-ut, ku veterineri trafikant rrezikon burgim të përjetshëm.
Dyshohet se ai ishte pjesë e një grupi që merrej me trafik droge për më shumë se 10 vjet, e zbuluar kjo pak vite më parë kur u konstatua se 10 qenë ishin përdorur si “korrierë” me drogën në stomak. /tesheshi.com/