Paraditen e sotme janë kryer homazhet për ish-ministrin, Dritan Prifti, i cili u nda nga jeta në moshën 49 vjeçare. Miq dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Në homazhe, të cilat u bënë nën kujdesin personal të Kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi, ishin të pranishëm shumë dashamirës e miq të Dritan Priftit, ndër ta Anastas Angjeli dhe Tom Doshi, si dhe ish-deputeti Kastriot Islami.
“Unë jam këtu si Gramoz, si deputet, si Kryetari i Parlamentit për ti dhënë lamtumirën e fundit një ish-ministri, një prindi, i cili u nda nga kjo jetë pa mbushur ende 50 vjeç. Në momente të tilla i përcjellim ngushëllime prindërve të Dritanit, gruas dhe fëmijëve të Dritanit. Në raste të tilla duhet ti gjendemi njëri tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla”, tha Ruçi. /tesheshi.com/