Dritan Demiraj që drejtoi ministrinë e Brendshme për 4 muaj bazuar në marrëveshjen Rama-Basha përpara zgjedhjeve të 25 qershorit, ka akuzuar drejtues të policisë shqiptare si të lidhur ngushtë me trafikantet e kanabisit.
Në një intervistë të dhënë për televizionin e diasporës “ACTV” në Michigan të SHBA, Demiraj, duke iu referuar situatës së krimit në vend ka theksuar se para se ai të merrte detyrën, shefat e policisë në qarqe ishin menaxheret e kanabisit.
“Duke menaxhuar që nga momenti i mbjedhjes dhe shpërdarjes së kanabisit, dhe kështu me radhë. Një vendim të duhur e mori paraardhësi im, z.Xhafa që i largoi këta drejtues. Këtë luftë ndaj fenomenit të kanabisit dhe narkotikëve është intensifikuar nga ana ime. Tani krimi organizuar ka ngritur kokë, sepse gjatë fushatave dhe gjatë fushatës zgjedhore, lejohen për ti dhënë sa më shumë vota partisë. Dhe në rastin konkret Partisë Socialiste”, shprehet ai. /tesheshi.com/