PD ka reaguar ndaj qëndrimit të qeverisë për ta cilësuar si “skandaloz” vendimin mbi Dritan Dajtin. Për opozitën, ka qenë presioni ndërkomëtar ai që ka detyruar ministrat e Ramës që të reagojnë, në atë që PD e quan “teatër”.
“Tre ditë me vonesë, të shtrënguar nga presioni ndërkombëtar dhe revolta e opinionit publik, kukullat e Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Drejtësisë u bënë pjesë e teatrit kriminal me aktor Dritan Dajtin dhe regjisor Edi Ramën. Lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë dot faktin se vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti, është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës”, u tha ndër të tjera në një deklaratë për shtyp. /tesheshi.com/