Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Drifting: Elvis Rusta, natën furrëtar, ditën “djeg” gomat e BMV-s (video)

by te Sheshi
26/10/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Drifting: Elvis Rusta, natën furrëtar, ditën “djeg” gomat e BMV-s (video)

Nga Bardha Nergjoni

“Drifting”, sporti që vetëm dy veta në Shqipëri e praktikojnë, njëri është Elvisi, furrëtar…

Drifting është një sport që njihet shumë pak në Shqipëri. Të vetmet gara zyrtare janë zhvilluar në Tiranë në vitin 2014 ku suksesi dhe interesi i publikut qe i garantuar. Akrobacia me makinë (drifting), kërkon kohë, para dhe shpirtin e aventurës që Elvis Rustës nuk i mungojnë. Ai e ushtron pasionin e tij i vetëm, pasi me drifting në Shqipëri merret vetëm Elvisi dhe një tjetër i ri nga Dibra.11016077_720818044683713_1386353345561757569_n

Në fakt Elvisi ka filluar të ushtrojë këtë lloj sporti në Greqi ku hapësirat ishin shumë më të mëdha se këtu, të rinjtë shumë më të angazhuar dhe natyrisht të pasur, sepse drifting kërkon edhe shpenzime. Kur vendosi të kthehej e të hapte një rrjet furrash dhe pastiçerish, mori dhe pasionin me vete, makinën e tij sportive BMV. Tashmë pistat e tij janë hapësirat e asfaltit larg qendrave të banuara. Shumë të rinj mblidhen e shikojnë këto lloj akrobacish që shtojnë adrenalinën e tërheqin mjaft duke e kthyer kështu në një mundësi argëtimi.

537202_526187200801162_1036845851_n

Elvisi është 35 vjeç. Ka nisur profesionin e tij qysh në vitin 1997. Tashmë është i suksesshëm si furrëtar dhe pastiçier, por  nuk heq dorë nga pasioni i tij për makinën duke u ofruar edhe të ndihmojë të rinj për të praktikuar drifting, një sport i sapozbuluar në Shqipëri.

Si e zbuluat pasionin tuaj për akrobaci me makina (drifting) ?

Duke shkuar qysh herët emigrant në Greqi, kisha mundësinë të ndiqja shumë gara. Fillimisht bleva një motorr dhe fillova të garoj por pas një aksidenti, pasi e pashë veten keq, vendosa të heq dorë. Thashë më mirë të marrë një makinë se kështu do të isha më i sigurtë dhe më i qetë. E kështu bleva një BMV, tip i vjetër, me rrota aktive mbrapa. Në fakt, i kishim mundësitë për t`u ushtruar pasi në Greqi kishte pista për të provuar dhe ky lloj sporti tërhiqte shumë të rinj pasi të jep shumë adrenalinë. Kështu ndodhi me mua. Qysh nga vitit 2005 e deri tani nuk kam hequr dorë.

Puna dhe pasioni juaj janë shumë të ndryshme.  Ju ka ndodhur që t’ju thonë pse merreni me këtë sport?

Në fakt janë shumë të kundërta. Unë administroj furra dhe pastiçeri në Elbasan. Jam vetë furrtar. Bëj brumë, ëmbëlsira dhe gjithçka tjetër. Sigurisht që puna është e përditshme, pasioni i veçantë. Kur kam kohë marr makinën e dal në sheshe ku nuk ka shumë lëvizje dhe shtëpi. Mjafton një postim në facebook dhe mblidhen me qindra të rinj. Kënaqemi për dy orë dhe shpërndahemi. Shoh që kanë interes dhe dëshirë për tu angazhuar.

Folët vetëm për të rinj, ka mbi 40-të që e ndjekin këtë lloj sporti?

Jo, këtu në Shqipëri jo. As që nuk e kuptojnë dhe mendojnë se jam i çmendur. Janë të rinjtë ata që na ndjekin. E shikoj si mblidhen dhe ndjehem mirë. Do t`i ndihmoja me shumë dëshirë të ushtroheshin kush e ka qejf këtë lloj sporti. Në fakt do ishte mirë të kishte dhe të tjerë. Dua të bëj gara me të tjerë, të kem mundësi të krahasohem. Do ishte bukur.

10255214_677124155657277_1502415055429419180_n

Ky lloj sporti kërkon edhe shpenzime, pra nuk është i përballueshëm nga të gjithë. Ju si e përballoni?

Unë kam krijuar mundësitë të mbledh të ardhura dhe të kem privilegjin e këtij lloj sporti. Është e vërtetë që kërkon shpenzime. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për gomat. Duhet makinë e veçantë, modifikime në automjet, ndërrim të shpeshtë të pjesëve pa llogaritur karburantin. Jo çdo kush mund ta përballojë.

Mendoni se do të zhvillohet shpejt drifting në Shqipëri?

Aktualisht jemi vetëm dy në të gjithë vendin që e ushtrojmë. Në vitin 2014 kemi marrë pjesë në një spektakël të vërtetë që u zhvillua në qendër të Tiranës. Jam ndjerë shumë mirë atje. Do të doja që të përsëritej. E them këtë se edhe në Greqi unë kam marrë pjesë në gara. Edhe këtu do të doja të ekzistonte një shoqatë e këtij sporti. Ne duhet të kemi targa sportive, organizime të ndryshme, të tërheqim shumë publik. Këtu të rinjtë nuk kanë çfarë të bëjnë. Një aktivitet i tillë do t`i argëtonte. Në fakt duke mos ekzistuar mundësitë për gara, nuk kam pasur qëllim të veçantë. Thjesht e praktikoj e kaq.

Po familja ju ka mbështetur apo e ka quajtur një sport të shtrenjtë?

Nuk është se familja ka ndikuar pozitivisht apo negativisht. Ky lloj sporti nuk më heq nga detyrimet familjare. Vetëm për çështjet ekonomike nuk janë aq të lumtur pasi janë dëmet që pëson e kostot e tjera. Por me aktivitetin tim arrij t`i përballoj dhe nuk do të ndalem. Edhe në Greqi e kam pasur të vështirë. Isha vetëm unë si shqiptar që merrja pjesë edhe nëpër gara. Isha i paragjykuar dhe sërish ia kam dalë.

Ju kemi parë edhe në rrugë. Ndjehen të frikësuar drejtuesit e tjerë?

Po më ka ndodhur që të bëj akrobaci në rrugë të gjera. Mjetet më largohen duke menduar se kam humbur kontrollin. Nuk e kuptojnë. Ky lloj sporti këkon asfalt dhe aty ndjehet vërtet adrenalina që të jep dhe siguroj që është vërtet bukur ta provosh. /tesheshi.com/

Më poshtë mund ta shijoni Elvis Rustën me  BMV-në e tij duke bërë drifting, që në shqip përkthehet “me ia fishkëllu gomat…”   

Eshtë e njëjta makinë, por me ngjyrë të ndryshuar

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Next Post
Të dielën Turqia në zgjedhje: mijëra njerëz në mitingun e Davutogllusë në Stamboll

Të dielën Turqia në zgjedhje: mijëra njerëz në mitingun e Davutogllusë në Stamboll

FOTO/Të ndërtosh shtëpinë e ëndrrave vetëm për… 500$

FOTO/Të ndërtosh shtëpinë e ëndrrave vetëm për... 500$

Një ligj për sigurinë publike: kamera në çdo qosh

Një ligj për sigurinë publike: kamera në çdo qosh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni