Një pjatë e cila do t’ju mbledhë stomakun dhe t’ju japë shumë energji për pjesën tjetër të ditës. Rekomandohet që kur të gatuajmë fasule, ti vendosim një natë përpara në ujë për ti zbutur në mënyrë që të gatuhen më shpejt.
Përbërësit që na nevojiten:
1 kg fasule ( pllaqi)
2 qepë të grira imët
2 karota të grira
1 filxhan kafe me vaj ulliri
4 hudhra të grira
kripë, piper dhe 2 gjethe dafine
3 lugë gjelle majdanoz të grirë
3 gjethe selinoje të grira
200 gram salcë domatesh ( mundësisht të përgatitur vetë).
Përgatitja:
Fillimisht i ziejmë fasulet për 30 minuta në ujë të valuar me kripë dhe më pas i kullojmë. Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën, karrotat, selinon për rreth 5 minuta (ose derisa qepa të kuqëriset). Më pas, në po të njëjtin tigan, shtojmë domatet, kripën, piperin dhe majdanozin.
I shtojmë fasulet, ujin dhe i lëmë të marrin një valë për 5 minuta. Masën e krijuar e hedhim në një tepsi dhe e përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. Në fund i lëmë të piqen për 35 minuta, në temperaturën 180 gradë (rekomandohet që furra të jetë e hapur më përpara)./tesheshi.com/