Më 30 korrik, Veliaj do të pritet në Bashki nga drejtorët e emëruar nga pararendësi i tij në detyrë, Lulzim Basha. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo në një prononcim për televizionin News24 tha se Veliajt nuk do t’i mungojë asgjë në ditën e parë të punës, mirëpo nuk saktësoi nëse do të ketë dorëzim të detyrës nga ana e vetë Bashës.
“Veliajt do t’i ofrohet gjithçka që ai do të ketë nevojë për ditën e parë të punës”, u shpreh Bozdo, duke anashkaluar të shpjegojë nëse në “meny” do jetë edhe dorëzimi i zyrës së kryetarit.
Ky rotacion në bashkinë e kryeqytetit duket se është shoqëruar edhe me një fenomen të ri, asnjë nga drejtorët e ish-kryebashkiakut nuk ka dhënë dorëheqjen, dhe sipas Bozdos askush as nuk planfikon të japë dorëheqjen, që do të thotë se vendimi i takon Veliajt. /tesheshi/