Ndoshta pjesa më e madhe e grave dhe vajzave ëndërrojnë për të pasur fije floku të butë, me shkëlqim dhe të drejtë. Ja një mënyrë efektive për të trajtuar flokët në shtëpi dhe për t’i bërë ato të duken të drejta e të lëmuara.
Ky trajtim konsiston në qumësht kokosi dhe lëng limoni. Këto të dyja janë përbërësit më të mirë për të drejtuar flokët pa shumë shpenzime, pa i dëmtuar dhe për rezultate të shkëlqyera.
Përzieni mirë 1 filxhan çaji qumësht kokosi me lëngun e një limoni, 2 lugë çaji vaj ulliri dhe 3 lugë çaji miell misri. Vendosni përzierjen në një kavanoz qelqi. Aplikoni përzierjen në flokë dhe mbajeni 1-2 orë, ndërkohë mbështillini flokët me qese plastike dhe një peshqir. Lani flokët si zakonisht me shampo. /tesheshi.com/