PD i takon Berishës e jo Bashës. Kështu mund të përkthehet juridikisht, e si pasojë politikisht, vendimi i Gjykatës së Tiranës, i cili i jep zyrtarisht Rithemelimit vulën e partisë. Kjo gjykatë ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit, ndryshimet statutore të atyshme, siç deklaroi dhe përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso.
“Nga 11 dhjetori ka vetëm një PD, ajo që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit me vendim gjykate, u pëlqen, apo s’u pëlqen atyre që kanë hedhur tymnajë në opinionin publik”, tha Kaso, duke shtuar se “sot PD u kthehet zyrtarisht demokratëve që nëpërmjet delegatëve të tyre shprehen vullnetin për të miratuar statutin e ri, logon simbolet e reja. Është një ditë e madhe për të gjithë demokratët”.
Në 11 dhjetor, përpos rrëzimit të vendimeve të Lulzim Bashës u miratua vendosja e referendumit dhe mbi të gjitha është neni që detyron kreun e partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim. /tesheshi.com/