Ka përfunduar rreth orës 20:00 të ditës së sotme tryeza e ekspertëve të mbledhur për të analizuar dhe përmbyllur draftin që do të dërgohet në Komisionin e Venecias.
E ndërsa ekspertët e Partisë Demokratike janë larguar prej drekës nga kjo tryezë, në përfundimin e saj, ekspertët e mazhorancës u kanë bërë thirrje kolegëve të tyre demokratë të kthehen ditën e nesërme për të përmbyllur bashkë këtë draft të rëndësishëm.
Dita e nesërme do të jetë vendimtare. Opozita ka thënë se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e saj që kanë të bëjnë me zgjedhjen e drejtuesve të lartë të gjyqësorit, nuk ka vend për kompromis.
Ndërkaq, të majtët kanë vijuar punën me draftin ekzistues, i cili është kundërshtuar nga opozita. Nesër do të ndahet nëse do të shkojmë me dy drafte në Komisionin e Venecias, siç ka ndodhur në nëntor të vitit 2015, apo do të shkojmë me një draft të vetëm.
Pas thirrjes për kthimin e ekspertëve të PD, ekspertët e mazhorancës kanë deklaruar se “nëse nuk vjen opozita, do ta mbyllim draftin vetë”./tesheshi.com/