Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Drejtësia e shqiptarizuar e Kosovës: ja si mbyllen dosjet e “jakave të bardha” të politikës

by te Sheshi
03/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Drejtësia e shqiptarizuar e Kosovës: ja si mbyllen dosjet e “jakave të bardha” të politikës

Nga Blendi Gashi

Parashkrimi (vjetërsimi) i lëndëve korruptive në gjykatat kosovare vazhdon të mbetet një problematikë për sistemin e drejtësisë që nga paslufta.

Në këtë kuptim, drejtësia nuk po tregohet efektive, pasi nëse lëndët vjetrohen apo edhe ka vonesa të mëdha deri tek verdikti final, atëherë ajo nuk mund të jetë një drejtësi e plotë.

Pavarësisht kësaj, asnjë prokuror nuk është përgjigjur para ligjit, ndonëse në vazhdimësi i lënë të lirë të ashtuquajturat “jakat e bardha”.

Pyetja që nuk po gjen përgjigje, është si të dilet nga kjo situatë dhe a ka elemente të qëllimshme në raste të caktuara të kësaj, ta quajmë praktikë të keqe?

Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosje-s, njëherit kryetare e komisionit për legjislacion, e quan tejet shqetësuese parashkrimin e veprave korruptive dhe tërheqjen e prokurorëve nga aktakuzat që i kanë ngritur vet.

“Në të shumtën e rasteve ky parashkrim është i qëllimshëm dhe asnjë prokuror s’ka dhënë përgjegjësi për këtë. Raporti i Agjensionit Kundër Korrupsionit, dëshmon që ‘jakat e bardha’ po mbeten të paprekshëm dhe Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet më të korruptuara!”, thotë Haxhiu.

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, poashtu anëtar i komisionit për legjislacion, thotë se jo vetëm Agjencioni anti-korrupsion thotë se sistemi i drejtësisë po qalon në ndjekjen e zyrtarëve që kanë aktakuza, por njëjtë e thonë edhe shumë organizata e shtete përmes raporteve të tyre të përvitshme që i kanë.

Sipas Lekajt, kjo tregon që gjyqësori vazhdon të jetë i ngulfatur nga politika dhe poashtu përdoret shumë ndaj kundërshtarëve politik me akuza të llojllojshme por që asnjëherë nuk po tregojnë suksese me rastet që vërtetë meritojnë të trajtohen nga drejtësia.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ose kryeprokurori i shtetit, apo Këshilli Gjyqësor duhet të marrin masa ndaj vartësve të tyre prokurorëve e gjytarëve  të cilët bëjnë shpenzime marramendëse në raste koti të cilat përfundojnë me mbyllje të hetimeve apo me tërheqje nga rasti, dhe që i lënë në sirtarët e tyre ato raste të cilat do të duhej të ndiqeshin me urgjencë. Kur merr vendim që të hapesh një raste për hetim e gjykim duhet të jesh i sigurt që aty ka diçka e jo vetëm sa për të denigruar dikend ose sa për të shënuar në raport se po kryen punë. Pra me një fjalë ka shumë çka për tu reformuar ende në sistemin e drejtësisë”, thotë Lekaj për tesheshi. com.

Valdete Bajrami, anaëtare e komisionit për legjislacion nga NISMA, thotë se sistemi i drejtësisë është i kapur nga koalicioni qeverisës, andaj nuk luftohet korrupsioni dhe vjetërsohen lëndët në gjykata.

“NISMA vazhdimisht ka thënë se kjo përbërje e këtij koalicioni ka qenë i ndërtuar mbi bazën e pazareve dhe këta nuk mund ta luftojnë korruspionin, sepse nuk mund ta luftojnë vetvetën. Pra, kanë kapur çdo institucion të pavarur këto dy vite e gjysmë dhe është dëshmuar se sistemi i drejtësisë nuk është i pavarur”, thotë Bajrami për tesheshi.com.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se raporti i fundit i tyre lidhur me monitorimin e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit tregon se një numër i lëndëve të profilit të lartë janë parashkruara.

“Një numër i madh i lëndëve në të cilat janë të akuzuar profile të larta gjatë shqyrtimit gjyqësor kanë dështuar për të u provuar në gjykatë, përfshirë raste ku për shkak të neglizhencës qoftë të prokurorëve apo gjykatësve, numër i caktuar i lëndëve edhe kanë arritur afatin e parashkrimit.  Me qëllim që të evitohet çdo keqkuptim apo përceptim i publikut lidhur me çdo keqpërdorim eventual duhet të ketë vullnet nga Zyra e Prokurorit Disiplinor që të trajtoj këto lëndë në pajtim me ligjin”, thotë Miftaraj, për tesheshi. com.

Kujtojmë se raporti i organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – “Çohu” i nxjerrë në korrik të vitit 2014-të, për parashkrimin e lëndëve dhe dënimeve penale 2001-2013, në gjykatat themelore të Kosovës, tregon se numri total i lëndëve të parashkruara/vjetërsuara në 7 gjykatat themelore dhe në 17 degët e tyre, në vitet 2001-2013, është 10504. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Hillary Clinton i rikthehet humbjes në zgjedhjet presidenciale, fajëson Rusinë e FBI-në

Hillary Clinton i rikthehet humbjes në zgjedhjet presidenciale, fajëson Rusinë e FBI-në

Njihuni me vogëlushen e veçantë, fle vetëm 90 minuta çdo ditë

Njihuni me vogëlushen e veçantë, fle vetëm 90 minuta çdo ditë

Olimpiakosi është finalisti i katërt i Euroleague-s

Olimpiakosi është finalisti i katërt i Euroleague-s

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni