Drejtësia shqiptare është treguar e “mëshirshme” me këngëtaren kosovare Fjolla Morina, e cila përfundoi pas hekurave pas iu gjetën dy pistoleta e një sasi fishekës në çantë, teksa po hynte nga Kosova në Shqipëri nëpërmjet pikës doganore të Morinit.
Ndalimi i saj nga autoritetet doganore ndodhi tre net më parë, ku ajo shoërohej dhe nga dy meshkuj të tjerë.
Në seancën për masën e sigurisë, ndaj saj u dha “arrest shtëpie”, edhe pas faktit se ajo kishte gënjyer duke pretenduar se qe shtatzënë.
Një test i bërë pas këtij pretendimi, vërtetoi se në barkun e saj nuk kishte asgjë “delikate” dhe me mëshirëndjellëse për ta lënë në burg.
Sa për pistoletat, ajo ka thënë se i kishte harruar prej kohësh në çantë.
Ndërsa udhëtimin drejt Shqipërisë, e arsyetoi me motive koncertore. /tesheshi.com/